LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çelja e negociatave/ Deputetja demokrate i shtrin dorën mazhorancës

29 Maj 2018, 08:32, Aktualitet CNA
Çelja e negociatave/ Deputetja demokrate i shtrin dorën

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ka përsëritur edhe njëherë kërkesat e Partisë Demokratike.

Ajo i ka bërë thirrje Qeverisë që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, ndërsa ka nënvizuar edhe njëherë kauzën kryesorë largimin nga Ministria e Brendshme, të Fatmir Xhafajt.

?Deri më 28 qershor PD ka vendosur të jetë në komisione. Ne nuk na pengon asgjë që të ngremë këto shqetësime. Përsërim edhe njëherë kërkesën për  dorëheqjen e Xhafës. Përsërisim kërkesën që Qeveria të marrë seriozisht deri më 28 qershor celjen e negociatave?, ka thënë Tabaku.

Ajo u ka bërë thirrje kolegëve të mazhorancës që të punojnë sëbashku për hapjen e negociatave, pasi qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë nga politika.

?Këtë muaj të fundit që ka mbetur të mblidhemi të gjithë bashkë për hapjen e negociatave. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë nha politika. Qeveria të shikojë dhe njëherë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe të mos merret me propaganda?, ka thënë Tabaku./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga