LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha harron “Dëshmitarin X” në burg

29 Maj 2018, 07:46, Aktualitet CNA
Basha harron “Dëshmitarin X” në burg

Albert Veliu, i ashtuquajtur ?Dëshmitari X? në audio përgjimin kundër Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet kosovare.

?Dëshmitari X?, ose i quajtur ndryshe ?Babalja?, edhe pse opozita e prezantoi si ?hero? në denoncimet e njëpasnjëshme që bëri kundër ministrit Xhafaj, prej ditës së djeshme ka ngelë ?jetim?.

Albert Veliu ishte njeriu i kauzës së opozitës, megjithëse PD nisi një aksion moral politik duke kërkuar dorëheqjen e Xhafaj. Aksioni ishte moral dhe me peshë politike, pra gjithë opinioni politik e mbështeste, por në këtë moment u shfaq ?Babalja?, një audio përgjim i ?Dëshmitarit X?, për të cilën opozita tha se është autentike, ndërsa qeveria tha se është manipulim.

Për audio-përgjimin u tha se ishte deputeti i PD-së, Ervin Salianji që e kishte siguruar, pasi Rama kërcënoi me përgjegjësi penale, në skenë doli një gazetar, pas akuzave të forta ndaj min të brendshëm, PD lajmëroi protestë me 26 maj.

Pasi u përdor disa ditë ?Babale? u zhduk nga qarkullimi, për tu arrestuar më pas në Kosovë.

Megjithëse është arrestuar ditën e djeshme, deri sot nuk ka asnjë reagim zyrtar nga PD, dhe “Babalja” i cili ishte heroi i kauzës së Lulit, i cili ngatërroi moralin politik me audio-përgjime vazhdon të dergjet në burg, pasi u mësua se i është refuzuar strehimi politik nga autoritetet kosovare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga