LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati tregon provat/ Ja pse Basha është diversant i Sorosit që po mban Ramën në pushtet

29 Maj 2018, 15:43, Aktualitet CNA
Avokati tregon provat/ Ja pse Basha është diversant i Sorosit që

Avokati Altin Goxhaj, ka vijuar sulmet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe Avokates së Popullit Erinda Ballanca.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj shprehet se, ndërsa 2 qytetarë ndërrojnë jetë nga dhuna policore në qelitë e paraburgimit, Avokatja e Popullit, nuk thotë asgjë.

“2 qytetarë vdesin nga dhuna policore në qelitë e paraburgimit, asnjë fjalë nga Avokatja e Lulit! 3 kuksianë ende në burg sps Avokatja e Popullit zhduku videon e rrëmbimit dhe mashtroi publikisht sikur rrëmbimi i kuksianëve natën është i ligjshëm!”, shkruan Goxhaj, ndërsa shton, “Dhe ju kërkoni prova të tjera që Luli është diversant i Sorosit për të shkatërru Opozitën dhe mbajt në pushtet Rilindjen e Sorosit! Idiotë!”.

Në vijim Goxhaj ka publikuar një foto të Ballancës, e cila tregon pjesëmarrjen e saj në në konferencën finale të KE dhe KiE me temë: “Rritja e efektivitetit të sistemit shqiptar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kundër diskriminimit”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga