LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Meta mirëpret Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Kardinalin Giuseppe Betori

28 Maj 2018, 19:55, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mirëpritur Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori me një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave. Të pranishëm në darkën zyrtare ishin edhe Kardinali shqiptar Ernest Simoni (Troshani), deputetë të Kuvendit, ambasadorë, krerë të bashkësive fetare në Shqipëri, klerikë të lartë të Kishës Katolike, etj.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, Presidenti Meta tha se vizita e një Kardinali në Shqipëri është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët.

?Besimi te Zoti dhe atdhedashuria kanë qenë e mbeten binomi i pandarë i historisë së besimeve të shqiptarëve. Kombi dhe Zoti u kanë dhënë forcë, besim e mençuri shqiptarëve që paqja, bashkëjetesa, harmonia, respekti e vlerësimi reciprok të jenë parimet dhe sjellja e besimeve dhe e besimtarëve shqiptarë mes tyre. Mirënjohje të veçantë krerëve të besimeve fetare, nderim e përulje të veçantë për të gjithë ata udhëheqës besimesh fetare që s’janë më mes nesh. Vepra dhe ideali i tyre madhor mbeten udhërrëfyesi i pagabueshëm për ne dhe brezat që do të vijnë?, – tha Presidenti Meta duke theksuar se vizita e mikut të veçantë, Arqipeshkvit të Firences, Kardinalit Giuseppe Betori përkon me 25-vjetorin e vizitës historike në vendin tonë të Papa Gjon Pali II.

?Ati i Shenjtë, bekoi një popull martir, i dha shpresë, kurajë e forcë se besimi ndaj Zotit do ta bënte shoqërinë shqiptare më të paqme, më të mirë e më të begatë në të ardhmen. Vizita përkon edhe me 25-vjetorin e shugurimit të katër ipeshkvijve të parë shqiptarë të Kishës Katolike: Imzot Frano Ilinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin. Ne do t?i kujtojmë përgjithmonë ata, qëndresën dhe besimin e tyre shembullor te Zoti dhe te kombi. Do t’i kujtojmë përgjithmonë të gjithë misionarët e përçimit të besimit hyjnor dhe të ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri në përballje me terrin e regjimit komunist?, – u shpreh Presidenti i Republikës.

Gjithashtu, Meta tha se shembulli i martirëve të të gjithë besimeve në Shqipëri dhe mësimet dhe vepra e Shenjtores Nënë Tereza, mbeten trashëgimia e jonë e çmuar dhe e veçantë historike e kombëtare.

?U përulemi 38 klerikëve shqiptarë, emrat e vepra e të cilëve është skalitur në albumin e të ?Lumnive të Kishës?. Vepra e tyre porosi e mësim që harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti, të ruhen me kujdes e të përçohen në brezat që do vijnë. Vepra e martirëve të besimeve, thesari më i çmuar i trashëgimisë sonë historike dhe kombëtare?, – theksoi ndër të tjera Presidenti i Republikës.

Ndërsa, Arqipeshkvi Metropolitan i Firences, Hirësinë e Tij, Kardinali Giuseppe Betori falënderoi Presidenti Meta për ftesën e bërë dhe për respektin e veçantë ndaj komunitetit katolik në Shqipëri.

?Me shume kënaqësi pranova ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë. Falënderoj Presidentin Meta për pritjen e veçantë dhe për respektin që tregon ndaj komunitetit katolik. Falënderoj Shqipërinë për pasurinë e veçantë që na jep me komunitetin katolik në Firence. Papa Francesku në Firence u prit nga një klerik shqiptar. Kjo është një shprehje e integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë italiane dhe në klerin tonë katolik. Na keni bërë edhe një dhuratë të madhe, pasi Kardinal Simoni-Troshani është emëruar në katedralen që unë udhëheq?, – tha Kardinal Betori, teksa vlerësoi qëndrimet e Presidentit Meta për rolin e besimit në shoqërinë tonë.

?Ndaj me Presidentin Meta qëndrimet e tij mbi rolin e besimit në shoqëri, në funksion të drejtësisë sociale dhe paqes për të gjithë Besimi fetar i bën njerëzit më të drejtë dhe shoqërinë më të bashkuar dhe më moderne. Për këtë arsye prania e të gjithë krerëve të komuniteteve fetare në këtë ceremoni është shumë e vyer. Uroj më të mirën, progres dhe paqe për shqiptarët dhe për Shqipërinë?, – përfundoi Kardinal Betori.

Kardinali shqiptar Ernest Simoni (Troshani) në fjalën e tij të shkurtër përshëndetëse tha: ?Është nder i madh për mua të marr pjesë në këtë pritje zyrtare. Falënderoj Presidentin Meta për respektin e treguar ndaj komunitetit katolik. Lutem për popullin shqiptar, të ketë zemra të gëzuara, begati e lumturi, paqe e progres?.

Gjatë ceremonisë, edhe Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku bëri thirrje kultivimin e unitetit mes shqiptarëve pavarësisht besimeve të ndryshme fetare dhe e cilësoi Presidenti Meta si model i përkryer për t?u marrë si shembull për kontributet që jep për të ndihmuar e përkrahur të gjitha komunitetet fetare.

?Falënderoj Presidentin Meta për organizimin e kësaj ceremonie ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha besimeve fetare. Falënderoj Kardinalin e Firences për kontributet që jep ndaj komunitetit shqiptar në Itali. Mbështes qëndrimet e Presidentit Meta dhe të gjitha vlerësimet, që ai bëri për udhëheqësit fetarë. Të kultivojmë unitetin mes shqiptarëve pavarësisht besimeve të ndryshme fetare. Presidenti Meta është model i përkryer për t?u marrë si shembull për kontributet që jep për të ndihmuar e përkrahur të gjitha komunitetet fetare?, – tha Rexhepi.

Më herët gjatë ditës, Kardinali Betori drejtoi edhe meshën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë së bashku edhe Kardinalin shqiptar Ernest Simoni Troshani.

Lajmet e fundit nga