LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD: Rama liroi Tahirin

28 Maj 2018, 14:54, Aktualitet CNA
PD: Rama liroi Tahirin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila vendosi shfuqizimin e masës “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për mediet, Basha është shprehur se vendimi i sotëm ka ardhur si pasojë e paktit mafioz Rama-Tahiri.

Sipas tij, “Lirimi i Saimir Tahirit është triumfi i krimit dhe trafikantëve të drogës dhe goditje e rëndë për integrimin europian të Shqipërisë dhe drejtësinë e vërtetë.”

Deklarata e plotë:

U mbyll sipas paktit mafioz Rama-Tahiri, farsa e paralajmëruar e ?arrestit? dhe ?dorëzimit? të kontrolluar të Tahirit tek ?drejtësia?.

Lirimi i Saimir Tahirit është triumfi i krimit dhe trafikantëve të drogës dhe goditje e rëndë për integrimin europian të Shqipërisë dhe drejtësinë e vërtetë.

Ky akt rikonfirmoi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë qenë, janë dhe do të jenë një dhe të pandarë. Ata së bashku përdorën krimin dhe drogën për para dhe pushtet dhe tani po përdorin pushtetin për të garantuar pandëshkueshmërinë e Tahirit, Habiljave dhe trafikantëve të tjerë të drogës.

Lirimi i Tahirit tregon se Edi Rama ka zgjedhur përfundimisht anën e krimit në dëm të Shqipërisë. Kjo është goditje direkte për mundësinë e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Nxjerrja e Saimir Tahirit para drejtësisë është kërkesë specifike për hapjen e negociatave për disa qeveri Europiane të cilat e kanë informuar qartë dhe direkt Edi Ramën për këtë gjë

Lirimi i Tahirit tregon se drejtësia është tashmë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe kriminelëve të lidhur me të. Kapja totale e Prokurorisë, shkrirja e Gjykatës Kushtetuese dhe paralizimi i Gjykatës së Lartë janë garancia më e madhe që Edi Rama ofron për të gjithë kriminelët dhe pushtetarët e lidhur me krimin. /CNA.al

Lajmet e fundit nga