LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata "bombë" e ish-ministrit të Ramës: Qeveria ka prishur provat për çështjen "Tahiri"

28 Maj 2018, 20:55, Aktualitet CNA
Deklarata "bombë" e ish-ministrit të Ramës: Qeveria ka

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, deklaroi se një shtet që mburret me arrestimet është një shtet i dobët.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Manjani tha se shteti nuk duhet të krenohet me arrestime, por me faktime, ndërsa akuzoi qeverinë për prishjen e provave, që kanë sjellë edhe lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë show me arrestime. Masat e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajësinë. Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t?i marrë në kushte shumë të veçanta”,- tha ndër të tjera ish-ministri Manjani.

Më tej ai shtoi: “Unë jam i bindur në këtë çështje, nuk ka pasur ndonjë zhvillim të madh. Provat qeveria i ka zhdukur. Shteti ka zhdukur provat. Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur. është e kollajtë të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar. Drejtësia që këta po bëjnë është një drejtësi që po ndëshkon politikisht”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga