LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çunit i Fahriut kërkon bojkot

28 Maj 2018, 11:26, Aktualitet CNA
Çunit i Fahriut kërkon bojkot

Në mbledhjen sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike është diskutuar vijueshmëria e aksionit opozitar, kundër qeverisë pas protestës së të shtunës.

Në mbledhje kanë marrë pjesë dhe deputetët e LSI.

Pasi Rama nuk e shkarkoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, nga detyra, deputetët demokratë dhe deputetë të tjerë,  kanë kërkuar që të bojkotohet parlamenti.

Ndër deputetët që kanë ngritur zërin ka qenë dhe deputeti Klevis Balliu, i cili ka thënë “Qytetarët na kërkojnë të mos jemi në parlament, sepse aty bëhet teatër”. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga