Connect with Us

Çështja ‘Tahiri’/ Prokurorët shqiptarë zbarkojnë në Katania

Aktualitet

Çështja ‘Tahiri’/ Prokurorët shqiptarë zbarkojnë në Katania

Publikuar

-

Një letërporosi ndërkombëtare për t’u lejuar marrjen në pyetje të 3 të paraburgosurve. Dita vendimtare do të jetë e mërkura, pikërisht atëherë kur prokurorë nga Krimet e Rënda të Tiranës, me në krye ndoshta Besim Hajdarmatajn, do të zbresin në aeroportin “Fontanarossa” për t’iu drejtuar më pas institucionit penitenciar të Bicoccas. Një udhëtim ky që ka për objektiv parësor atë të sigurimit të informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, për të fituar ditën e sotme sërish lirinë, gjithçka për shkak të kushëririt të tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe që pritet të dalë për gjykim pas 3 ditësh në Itali.

Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias, si dhe hetuesit e grupit policor të “Guardia di Finanza”-s, si truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s. Hetimi italian, i mbyllur zyrtarisht dhjetorin e shkuar, do të nxjerrë në proces gjyqësor 15 persona, ndërsa seanca e parë është caktuar për më 31 maj. Në disa përgjime, të zbuluara nga media italiane “MeridioNews”, trafikantët i referoheshin pikërisht politikanit socialist. Një lidhje e supozuar, të cilës i bashkëngjitet edhe një automjet i përdorur nga narkotrafikantët për udhëtime dhe i regjistruar nën emrin e Tahirit, i cili gjithsesi është betuar t’ia ketë shitur një kushëriri tjetër, të po të njëjtës familje, Habilaj.

Ata që do të merren në pyetje nga prokurorët shqiptarë do të jenë edhe Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti. Ky i fundit u ekstradua në Itali mes polemikave, pasi u kap nga policia shqiptare në Vlorë. 41-vjeçari, edhe pse pa dëshirën e tij, u bë protagonist në Shqipëri i një njoftimi, i cili rezultoi i rremë, se kishte pranuar të bashkëpunonte me prokurorët e Prokurorisë së Katanias. Kriza qeveritare që përjetohet në Shqipëri, pas hetimit të mbiquajtur “Rosa dei venti”, duket se nuk njeh ndalesa. Hetimi i Tahirit ka vijuar me kërkesën për arrestimin e tij, kërkesë që u refuzua nga Parlamenti. Plot 48 orë pasi kushëririt të tij, Moisi Habilaj, iu vunë prangat në Itali, ndërkohë që në arrati mbetet vëllai i tij Florian Habilaj, ish-deputeti socialist tregoi një dokument me “kokë” të titulluar nga Prokuroria e Katanias, me anë të të cilës tregonte se nuk kishte asnjë hetim në ngarkim të tij në Itali. Në fakt, ajo ishte një letër me shumë ndryshime nga ato që jepen tradicionalisht nga zyrat e drejtësisë siçiliane. Kapitulli i fundit i kësaj historie nisi më 12 maj, kur ish-ministri i Brendshëm përfundoi në arrest shtëpiak, por që iu revokua mesditën e kësaj të hëne./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Automjet me ushqime për shit-blerje të votave/ Këlliçi thirrje SPAK-ut: Nis hetimet

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar për shpërdorim detyre dhe heqje të provave materiale shefin e krimeve në komisariatin numër 6.

Këlliçi  tha se një automjet i mbushur me pako ushqimore të Bashkisë Tiranë në tentativë për shit- blerje të votës. Kandidati i ka bërë thirrje SPAK që të fillojë hetimet për këtë rast.

“Shpërdorim flagrant i detyrës dhe fshehje e provave materiale! Islam Haka, shefi i krimeve në Komisariatin 6, gjatë këqyrjes së automjetit me targë AA043EC, ka lejuar heqjen e provave materiale brenda ambienteve të komisariatit.  Ky automjet u kap sot në flagrancë me pako ushqime të Bashkisë Tiranë dhe një sërë dokumentesh pronësie (çertifikata, vërtetime banese, deklarata për përfshirje në procedura legalizimi, dhe lista të zgjedhësve), në tentativë për  shit-blerje të votës. 

I bëj thirrje SPAK të fillojë urgjentisht hetimet!  Lexojeni mirë! Dëgjojeni mirë!  Jemi të gjithë në këmbë për të mbrojtur votën e lirë! Kush guxon të blejë shqiptarët, nga shqiptarët do e gjejë fundin”, ka shkruar Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e politikës

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e politikës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për ngjarjen që tronditi sot qytetin e Elbasanit, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Veliaj ironizoi opozitën, teksa tha se e filluan me pistoletë tek këndi i lojrave dhe e mbyllën me armë.

E filluan me pistoletë tek këndi i lojrave. Kur shikojnë që deputeti shkon me pistoletë, bashkë me presidentin e Republikës, kundër një këndi lojërash, ku e filluan dhe e mbyllën prapë me deputetë me armë, të shoqëruar nga njerëz të dhunshëm që vrasin të tjerët, në Elbasan dhe prapë me një President Republike që bën thirrje për dhunë. Nga kjo ti kupton që për këta evolucioni s’funksionon. Evolucioni funksionon për të gjithë speciet, çdo specie përmirësohet dhe bëhet më e mirë, por këta jo”, u shpreh ai gjatë një takimi me qytetarë.

Socialisti deklaroi se autori duhet të dënohet për vrasjen, ndonëse e cilëosi si një viktimë të politikës.

LEXO EDHE:  Dosja “Toyota Yaris”/ Klodiana Lala: Donika Prela kërcënoi prokurorët

LEXO EDHE:  Prokuroria dhe policia mbrojnë Durim Bamin

Kryebashkiaku pohoi se është për të ardhur keq kur një President bën thirrje për dhunë dhe një lider partie thotë “merrni armët”.

Unë besoj që ai që vrau në Elbasan është gjithashtu viktimë, nuk është ai ideolog, ai stampisti. Unë besoj që ai patjetër që duhet të dënohet për vrasjen, as e diskutoj fare, por unë besoj që ai është viktimë. Se kur një njeri shkrep këmbëzën sepse një lider partie i thotë – Me pisqollë zgjidhen gjërat – dhe kur Presidenti i Republikës del dhe bën thirrje non – stop për dhunë, për sfurqe, për sëpata, për prerje duarsh, për prerje gishtash. Të gjithë këta që janë kapur të LSI-së janë duke shitur dhe duke blerë vota”, theksoi Veliaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngarja që tronditi Elbasanin/ Meta fajëson Policinë e Prokurorinë: Janë të njëanshëm

Publikuar

-

Nga

Ngarja që tronditi Elbasanin/ Meta fajëson Policinë e Prokurorinë, janë të njëanshëm

Presidenti Meta ka komentuar ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë ish drejtuesi i LSI Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.

Në një intervistë për ‘Info Fokus’, Meta kërkoi nga policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit.

Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarise është kthyer ne një nga qytetet problematike.

Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve.

Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE