LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video - Qytetarët të frikësuar/ Sheshi i qytetit "pushtohet" nga qentë

27 Maj 2018, 19:51, Aktualitet CNA
Video - Qytetarët të frikësuar/ Sheshi i qytetit

Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët, të cilët jo rrallë herë kanë rënë pre e sulmeve të tyre. E gjithë kjo për shkak të organeve kompetente që merren me vaksinimi, matrikulimin apo edhe me grumbullimin e tyre në qendra të posaçme.

Një denoncim ka mbërritur sot në adresën e redaksisë sonë, ku qytetarët janë të shqetësuar për mbushjen e sheshit kryesor të qytetit të Durrësit me qen. Por më e keqja është se këta qen siç shihen në videot e mëposhtme nuk janë të matrikuluar, çka rrjedhimisht është shenjë që jaë edhe të pa vaksinuar. Kafshimi i tyre vë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Sheshi “Taulantia” në Durrës, e vetmja shëtitore shfaqet i “pushtuar” nga qentë. Kjo e ka kthyer këtë shëtitore që durrsakët e njohin si “Vollga” në një vend të frikshëm për të gjithë qytetarët, e më shumë për fëmijët. /CNA.al

Lajmet e fundit nga