LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Pse Basha ngatërron dështimin dhe dhunën me rezistencën

27 Maj 2018, 18:31, Aktualitet CNA
Shënim/ Pse Basha ngatërron dështimin dhe dhunën me

Pasi mblodhi dje më pak se kurrë demokratë dhe shqiptarë në kauzën e tij, Lulzim Basha, sot është kujtuar ti falënderojë, pasi i tradhtoi, por më mirë vonë se kurrë, thotë populli.

Më pak se një vit më parë, në disa shifra të manipuluara dhe me vota të vjedhura Lulzim Basha rikonfirmohej kryetar me gati 60 mijë vota, ndërkohë dje nuk kishte as 1/20 e kësaj shifre ne shesh. Vetë baza e PD tashme e ka braktisur. Për të larguar Xhafën do mjaftonte rezistenca e 60 mijë anëtarëve që votuan Lulin ne 22 korrik.

Bashës dje në fund i ngeli vetëm Bledi Kasmi, pra dhuna ndaj kryeredaktorit të RD-së dhe asgjë më tepër se kaq.

Për të justifikuar tradhtinë e tij ndaj turmës, mungesën e rezistencës dhe dështimin, nga dje dhe sot, Basha ka lëshuar të tijit duke u justifikuar se nuk donte dhunë.

Zgjidhja nuk ishte tërheqja, dorëzimi pa kushte apo fataliteti, por rezistenca, as dhuna e as fjalimet e një nxënësi në fillore.

Ata që po e kritikojnë protestën, brenda e jashte PD, nga i pari tek i fundit, asnjëri nuk po flet apo nuk ka kërkuar më parë dhunë. Te djathtët kanë kërkuar lidership dhe PD të bashkuar që reziston përballë Ramës.

Dhuna duhet të ketë qenë në mendjen e Lulzim Bashës, të cilit i dështoi skenari dhe më pas kërkoi ta shiste veten si politikan perëndimor. Të tijët dhe ai vetë, prej 24 orësh flasin për “meritat e mëdha” të kryetarit që ndali dhunën, dhe se ata që e kritikojnë donin dhunë. Por këtu sërish Luli gabon, me qëllim ngatërron dhunën që kërkonte të nxiste dje vetë, me qëndresën dhe rezistencën që kërkohet nga demokratët dhe shqiptarët.

Lulzim Basha e kishte skenarin gati, në rast se do të kishte pjesëmarrje, Ministria e Brendshme do të rrethohej, mund të thyhej por edhe digjej, gjithçka në funksion të dorëheqjes së ministrit Fatmir Xhafaj.

Turma që ndodhej para Ministrisë nuk kishte më shumë se 200 apo 300 vetë dhe sado ta zgjaste përplasjen, ishte në disavantazh me policinë. Lulzim Basha këtë e pa, e kuptoi se i kishte tradhtuar njerëzit duke i braktisur para Ministrisë dhe tashmë zgjidhja ishte vetëm tërheqja dhe dorëzimi pa kushte. Prandaj edhe me qëllim për ta kthyer në favor shpalli armiq ata që i kritikuan protestën, duke thënë se donin dhunë, duke ngatërruar qëndresën dhe rezistencën me skenarin e tij të parealizuar. Këtë e bënë të tijët dje, por edhe vetë Luli sot.

Të gjithë i kërkojnë të largohet nga pengmarrja e PD të mos e përdorë për interesa personale dhe të rezistojë përballë Ramës, jo ta tërheqë zvarrë kryeministri në afera e pazare.

Në rast se anëtarësia që e votoi ne 22 korrik dje do ishte përpara Ministrisë se Brendshme Fatmir Xhafa sot nuk do ishte më ministër.

Prandaj Basha nuk besohet si një lider politik, sepse niset për betejë dhe kur e shikon se nuk e ndjek kush i tradhton ata në rrugë dhe deklaron, se donin dhunë, pasi tërhiqet si i dështuar. Por ne fakt problemi se ka aq pak njerëz është se Lulin nuk e beson me askush, as anëtarësia qe i vodhi votat ne 22 korrik. /CNA.al

Lajmet e fundit nga