LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës/ Basha reagon sërish

27 Maj 2018, 13:38, Aktualitet CNA
Protesta e opozitës/ Basha reagon sërish

Pas protestës së opozitës e cila u zhvillua një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lulzim Basha ka reaguar sërish.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha ka shprehur mirënjohje dhe respekt për pjesëmarrësit, që sipas tij dëshmuan se Shqipëria ka një popull europian dhe një qeveri antieuropiane.

“Mirënjohje dhe respekt të thellë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që dëshmuan dje, se në Shqipëri ka një popull europian dhe një qeveri antieuropiane, e cila nuk ndahet dot nga krimi dhe nga dhuna.”, – shkruan Basha.

Sipas tij, “Protesta i tregoi mbarë botës të vërtetën e krimit dhe të drogës, të vërtetën e vëllezërve Xhafaj, të vërtetën e një kryeministri i cili është lidhur aq ngushtë me krimin, sa nuk gjen dot një njeri pa lidhje me drogën që të drejtojë Ministrinë që duhet të luftojë drogën.”

Në vijim të reagimit të tij, ai deklaron se qëndrimi i opozitës është i palëkundur.

“Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës.

Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t?u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna.

Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja.

Ndaj nuk duhet të shpërqëndrohemi nga e vërteta: Shqipëria nuk mund të ketë një ministër të brendshëm që ka mbrojtur dhe mbron vëllain e tij trafikant. Qeveria nuk mund të jetë instrumenti i kriminelëve nga Arben Ndoka tek Armando Prenga tek Elvis Roshi tek Saimir Tahiri tek Agron Xhafaj tek Vangjush Dako, e qindra të tjerë. Qeveria duhet t?i përkasë popullit dhe të punojë për popullin.”, – shkruan Basha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga