Connect with Us

Përdoruesit e iPhone përballen me probleme/ Kamera çahet pa u përplasur

Life Style

Përdoruesit e iPhone përballen me probleme/ Kamera çahet pa u përplasur

Publikuar

-

Përdorues të kompanisë Apple ankohen për iPhone X.

Njerëzit po tregojnë shqetësimet që kanë hasur me smartphonin.

‘E bleva iPhone X pak para Krishtëlindjeve , dhe ka filluar të çahet tek kamera papritur.’

‘Telefonin e mbaj gjithmonë të mbrojtur dhe nuk më ka rënë asnjëherë në tokë. Pasi gjej të çara tek kamera, dhe e dërgoj për ta rregulluar, më kërkuan $549.’

LEXO EDHE:  Apple përmirëson baterinë e telefonave

Këto janë disa nga shqetësimet që përdoruesit e iPhone kanë hasur. Gjithashtu çmimi që duhet të paguajnë për ta rregulluar është shumë i lartë.

Përdoruesit tregojnë se me ato para mund të blejnë një tjetër, dhe nuk ia vlen të rregullohet.

Shpresojmë që kompania Apple të marrë parasysh kërkesat e klientëve dhe të bëjë ndonjë gjë për këtë rast./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

U ndanë pasi dolën çift nga emisioni/ Dy ish konkurentet e “Për’puthen” përballen me njëri-tjetrin

Publikuar

-

Nga

cna lajme showbizz

Një prej dysheve që dolën çift pas emisionit “Përputhen” ishin Çimi dhe Stela. Mirëpo lidhja mes tyre zgjati shumë pak. Në fund të muajit Korrik, Stela, me anë të një postimi në rrjete sociale tregoi për publikun se ishte ndarë.

Më vonë Çimi u përfol për një lidhje me Linditën. Në rrjet qarkulluan foto e video të dyshes duke u puthur.

Për ti sqaruar të gjitha të dy protagonistët u ftuan në emisionin “Përputhen Prime” ku edhe njëhërë vërtetuan se mes tyre nuk mund të ketë asgjë.

Çimi u shpreh i revoltuar për Stelën sepse sipas tij, atë mund ta ngacmonin në tavolinë dhe ajo nuk reagonte.

Biseda e plotë:

Çimi: Të ishe aq e sinqertë…Mbaj mend një takim që kemi pasur me një tjetër ish-konkurrent, ai të luante syrin, bënte gjeste dhe prita nga ti që të paktën një reagim, thashë si ka mundësi që ti sheh një person që të bën gjeste dhe nuk ma thua?

LEXO EDHE:  Karakteristika e iPhone 12 që mund të ndihmojë të bindë miliona njerëz të përditësojnë telefonat e tyre

LEXO EDHE:  Karakteristika e iPhone 12 që mund të ndihmojë të bindë miliona njerëz të përditësojnë telefonat e tyre

Stela: Unë e di që kur jemi në lokal dhe kur jemi me shoqërinë, jemi me shoqërinë.



Çimi: Mund t’i thoje zotëri ato gjeste bëji me dikë tjetër, jo me mua

Stela: Jo sepse mënyra ime e komunikimit nuk është si e jotja. Prandaj unë thashë që ti je xheloz, i pasigurt dhe të bezdis çfarëdolloj sjellje e dikujt tjetër. Në mendjen tënde bën intriga. Çdo njeri duhet të marrë përsipër gjestet që bën, nuk i bëra unë gjestet

Çimi: Ti e përkrah. Një festë që u zhvillua në “Përputhen” të shoh ty në makinë me atë, ça ishe ti…taksi ishe?

Stela: Unë jam njeri i sjellshëm

Çimi: I sjellshëm duhet të jesh me atë që ke

Stela: Më duket se nuk ka munguar sjellja

Çimi: Është tepruar për të tjerët, nuk po qahem për tjerët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi javor: Dashuria, puna, financat/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Dashi:

Puna: Gjatë javës do të keni edhe ndihmën e planetëve për të pasur sukses në punë!

Shëndeti: I mirë, edhe pse mund të keni pak probleme me grip.

Dashuria: Energjia pozitive do tju ndihmojë në ngritjen e një lidhjeje të re!

Demi:

Puna: Llogaritni të gjitha gjërat që ju mungojnë. Inkurajoni edhe kolegët.

Shëndeti: Yjet ju sugjerojnë që ti kushtoni sa më shumë vëmendje trupit!

Dashuria: Sa më i hapur më të tjerët, aq më i suksesshëm do të jeni në dashuri!

Binjakët:

Puna: Është një javë e mirë për të realizuar ambiciet që keni. Por, kujdes me kolegët!

Shëndeti: Është një javë ku duhet që të keni kujdes nga të ftohtët dhe të konsumoni vitamina!

Dashuria: Duhet që të jeni më aktiv në sferën tuaj sentimentale!

Gaforrja:

Puna: Mos punoni më shumë sesa duhet, pasi që do të keni probleme më vonë!

Shëndeti: Relaksohuni sa më shumë, sidomos në fundjavë!

Dashuria: Duhet të mbaroni një lidhje të cilën e keni lënë në gjysmë!

Luani:

Puna: Është një javë ku duhet ti shikoni gjërat me një optimizëm më të madh!

Shëndeti: Energjitë pozitive dhe imuniteti do tju ndihmojnë shumë gjatë kësaj jave!

Dashuria: Mos luani me zjarrin! Ndonjëherë është mirë që ta digjni vetë atë!

Virgjëresha:

Puna: Duhet që të mbani nën kontroll situatën tuaj. Mos dyshoni në profesionin që keni!

Shëndeti: Ka ardhur koha që mos të stresoheni. Dëgjoni edhe mendimet e të tjerëve!

Dashuria: Dëgjojeni edhe partnerin/en! Disa gjëra nuk mund tiu bëni vetëm!



Peshorja:

Puna: Do të keni një mbështetje të konsiderueshme nga Hëna, sidomos në aspektin profesional.

LEXO EDHE:  200 kilogram kokainë në portin e Durrësit/ Mësohet emri i kompanisë që e kishte porositur

LEXO EDHE:  Identifikimi biometrik / KQZ ka kualifikuar kompaninë që u akuzua nga Trump për manipulim votash. Oferta vetëm në gjuhën angleze?

Shëndeti: Keni energji të shumta, gjë që ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë fizikisht.

Dashuria: Duhet që të debatoni më shumë më partnerin/en!

Akrepi:

Puna: Duhet që të keni më shumë raporte me kolegët pasi që kjo është në të mirën tuaj!

Shëndeti: Mund të keni probleme me lukthin, kështu që kujdes me ushqimin!

Dashuria: Për të bërë për vete një person, bëni mirë ti jepni liri repertorit tuaj personal.

Shigjetari:

Puna: Ka ardhur koha që tu thoni jo vonesave në punë, pasi që do keni probleme!

Shëndeti: Kujdes nga disa ditë nga moti i ftohtë, pasi që do të mund të keni probleme me shëndetin!

Dashuria: Është mirë që të mbani kontakte me shumë persona për të arritur atë që doni!

Bricjapi:

Puna: Do të keni një ngritje të madhe profesionale, por duhet të punoni më shumë!

Shëndeti: Mund të keni probleme me kokëdhimbje, kështu që kujdes!

Dashuria: Gjallëria, optimizmi dhe gëzimi për jetën janë këto përbërësit që yjet ju sugjerojnë.

Ujori:

Puna: Keni ide, por duhet që të jeni sa më të hapur më të tjerët për ti treguar aftësitë tuaja!

Shëndeti: Duhet të keni kujdes me ushtrimet e juaja fizike, pasi që mund tju dëmtojnë ato!

Dashuria: Do të keni një kënaqësi të madhe, sidomos nëse jepeni më shumë pas aventurave!

Peshqit

Puna: Nuk duhet që të jeni nervozë dhe të ndiheni në siklet për shkak të disa problemeve që keni!

Shëndeti: Shëndeti paraqitet i mirë, megjithatë konsumoni më shumë ushqime natyrale!

Dashuria: Jeta dashurore mund tju rezervojë surpriza të këndshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Do ja falje tradhëtinë bashkëshortit?”/ Paloma habit me përgjigjen

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Mbrëmjen e djeshme Paloma gjatë një bisede me banorë të tjerë brenda shtëpisë më të famshme të momentit, “Big Brother Vip” ka diskutuar çështjen e tradhëtisë.

Ajo ka rrëfyer se nëse do zbulonte se bashkëshori i saj e tradhëton ajo do vendoste ta falte.

Por nëse kjo do të vazhdonte për një kohë të gjatë do vendoste të ndaheshin.



Nëse ka ndërmend ta bëjë le ta bëjë. Nëse e bën një herë do ta falja, nëse do ta përsëriste do ta ndaja. Unë nuk e prish familjen për një tradhëti momentale”,- iu shpreh gazetarja Paloma duke i habitur të gjithë banorët prezent në bisedë.

LEXO EDHE:  Apple Store ka “program sekret” ku klientët e sjellshëm kanë përfitime

LEXO EDHE:  Apple përmirëson baterinë e telefonave

Ajo gjithashtu është shprehur se kur një femër tradhëton ka një arsye të fortë që e ka çuar drejt këtij akti, ndërsa mashkulli është më tepër impulsiv./CNA.al

LEXO TE PLOTE