LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditja e kryeredaktorit të RD Bledi Kasmi/ Flet kryetari i Unionit të Gazetarëve

27 Maj 2018, 17:02, Aktualitet CNA
Goditja e kryeredaktorit të RD Bledi Kasmi/ Flet kryetari i Unionit të

Opozita zhvilloi ditën e djeshme një protestë, e cila nisi para Kryeministrisë e më pas u zhvendos para Ministrisë së Brendshme, ku nuk munguan as incidentet dhe përplasjet. Një ndër të plagosurit nga kjo protestë, ishte edhe kryeredaktori i gazetës “Rilinda Demokratike” (RD), Bledi Kasmi.

I ftuar në studion e televizionit “Report TV”, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka dënuar çdo goditje që i bëhet gazetarëve, ndërsa është ndalur edhe tek rasti i Bledi Kasmit.

Çipa shprehu rezervat e tij lidhur me përfshirjen e kryeredaktorit të “RD” në protestë, por dënoi gjakosjen e tij, ndërsa kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Kërkojmë të ketë një deduksion zyrtar të pavarur, për të provuar përgjegjësinë e personave që e kanë gjakosur, apo papërgjegjësinë e tyre.

E vetmja pikë e diskutueshme është se gazetari ndodhej në ballë të protestës dhe gazetari nuk duhej të jetë pjesë e të tilla aksioneve politike. Gazetari duhet të jetë vetëm pjesë e një aksioni profesional.

Nga videot e para, shihet se gazetari ka qenë aty si një qytetar dhe shtyn forcat e policisë. Por gjithsesi ne jemi kundër gjakosjes, e aq më tepër atë të një gazetari”, – tha ndër të tjera Çipa. /CNA.al

Lajmet e fundit nga