LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Burri ther gruan në sy të të birit adoleshent

27 Maj 2018, 20:33, Aktualitet CNA
E rëndë/ Burri ther gruan në sy të të birit adoleshent

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 57-vjecar ka vrarë me thikë gruan e tij. Ngjarja bëhet edhe më tragjike, kur mësohet se ka ndodhur në sy të djalit të tyre 17-vjecar.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në katin e parë të një pallati në Piacenca të Italisë, ku 57-vjeçari shqiptar ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjecare.

Sipas medieve italiane, mësohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit në kuzhinë, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij në sy të djalit të tyre.

Ka qenë 17-vjeçari ai që ka njoftuar policinë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe i autorit. Ky i fundit është vetëdorëzuar në polici pak pas krimit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa bëhet e ditur se mes çiftit kohëve të fundit ka pasur shumë konflikte. /CNA.al

Lajmet e fundit nga