Basha dhe fjalimi që “vrau” protestën – CNA
Connect with us

Aktualitet

Basha dhe fjalimi që “vrau” protestën

Publikuar

-

Nga Xhuljo Ferzaj

– Gjatë protestës së opozitës fjalim u mbajt vetëm nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa Monika Kryemadhi zgjodhi të mos flasë para pjesëmarrësve. Ligjërata e Bashës nisi me një nga thëniet e Naim Frashërit “Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi”. Më pas kaloj direkt te shifra e pjesëmarrësve duke thënë se ishin mbledhur qindra e mijëra, krahasimi i vitit 2018 me periudhën e komunizmit ku vendi ishte i izoluar nga bota perëndimore, ripërtëritë “Diellin, Perëndimi, Lirinë, Demokracinë”, krahason qeverinë “Rama 2” si qeveri bizantine, osmane, anti eurpiane. Në minutën e 5 të fjalimit tregon se opozita nuk është mbledhur për përfitim politik, por shkatërrimin e “Sundimtarin shkatërrues”, betejë midis të mirës dhe të keqes.

Ky është momenti i parë kur kryetari i PD-së, ngre zërin sipas fjalëve, për të marrë në këmbim brohoritje, duartrokitje, mbështetje por nuk arriti ta realizonte. Gjithsesi vazhdoj të lexonte fjalimin duke e pasur të vështirë të kuptonte se vëmendja e pjesëmarrësve nuk u tërhoq siç duhej. Basha tentoj të krahasonte veten e tij, pjesëmarrësit me njerëzit që duan drejtësinë dhe atyre që se duan dhe i përkasin “Aleancës së krimit”. Sipas deklaratës së tij problemi nuk është midis opozitës dhe mazhorancës, por dhunimi i demokracisë, të drejtës së qytetarëve, në fund e mbyll fjalinë duke akuzuar se shteti është i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Kjo është hera e dytë, gjatë fjalimit kur Basha tenton të bëj për vete pjesëmarrësit por has vështirësi, kuptohet nga reagimi i tyre, disa fishkëllyen, pak veta duartrokitën, vëmendja nuk ishte aspak te fjalët që lexoheshin.

Në minutën e 8 Basha tenton të rregulloj intonacionin dhe tonin, kupton se nuk del siç duhej, kjo nuk u arrit, nervozizmi, mungesa e përqendrimit, dëshira për ta përfunduar sa më para fjalimin, e pengoj të rregullonte problemin, kjo solli një lexim mekanik duke e bërë monoton dhe aspak tërheqës për kontrollin, psikologjinë e pjesëmarrësve. Mund të mbledhësh protestues, është vetëm puna e parë, fjalimi nëse rezulton pa inspirim zbeh shpirtin e protestës, e “vret”. Këtu ndikuan shumë faktor, së pari, Basha ka vështirësi të mbaj një fjalim para turmave të qytetarëve, kjo kuptohet qartë, lexon në mënyrë mekanike, nuk inspiron, krijon tension te dëgjuesi, që me siguri thotë “kur do mbaroj”. Përveç kësaj ishte vetë Basha, ai që hasi pengës në fjalim, u kuptua qartë, mezi priste ta përfundonte, kjo i solli gabime në renditjen e fjalimit, pasi nuk i lexoj të gjitha, nuk e përcolli me emocion për të marrë shpirtin e protestueseve, fundja në një protestë ky është një ndër synimet kryesore.

Gjestet, lëvizja e dorës së djathë, herë duke treguar me gishtin tregues, me grusht dhe dy gishtërinjtë shoqëruar me ngritjen deri në maksimum të vokalit gjatë fjalëve “Lufta me autokratët e korruptuar”, i dha më shumë fishkëllima se sa duartrokitje dhe brohoritje, në minutën e 11. Provoj të bënte pauzën por kjo nuk ndikoj aspak te duartrokitjet, brohoritjet dhe reagime që tregonin se ishin duke e ndjekur me vëmendje, nuk ndikuan aspak në psikologjinë e pjesëmarrësve, gjithçka pritej të realizohej mbi bazën e skemës së ndërtuar. Nëse kjo do ndodhte protestuesit do duartrokisnin, thërrisnin me zë të lartë emrin e kryetarit të PD, “Basha, Basha”, gjë e cila do kërkonte kohë deri sa të qetësoheshin, nuk ndodhi as kjo.

Gjatë gjithë fjalimit Basha u përpoq të fshinte zhgënjimin e tij me numrin e ultë të pjesëmarrjes, i solli tension dhe shpërqendrim, nuk arriti ta fshehte para dëgjuesve. Numri i pjesëmarrësve ishte shkruanim, kishte menduar se sheshi do mbushej plotë, por siç pamë nga ekranet e televizioneve numri i mbështetësve ishte i vogël, madje dhe mazhoranca priste një pjesëmarrje më të gjerë. Shumica e qytetarëve që kishin planifikuar pjesëmarrjen hoqën dorë, nuk donin të dëgjonin përsëri historinë e përsëritur me “Babalen”. Në fjalim kishte një kombinim midis akuzave, propagandës, krahasimeve, jo mesazh, pasi vetë Basha premtoj se do tregonte gjëra të reja, që do tronditnin qeverinë, ndodhi që përsëriteshin të njëjtat fjalë si në media dhe kuvend.

Fjalimi u përcoll si propagandë asgjë më shumë, në të gjithë fjalët e përdorura nuk pati asnjë mesazh, përveç 300 fjalëve që lexoheshin e rilexoheshin disa herë. Ka nga ata që thonë se të gjitha fjalët e tij ishin mesazhe, vlerësimi bëhet pas përfundimit të protestës. Kishte një ngatërresë midis propagandës dhe akuzave, nuk solli asnjë manipulim/ndikim  për ti nxitur pjesëmarrësit të kishin një reagim mbi bazën e ndikimit të fjalëve të Lulëzim Bashës. Në një fjalim llogariten mesazhet që do prodhojnë dhe mbushin mediat me lajme, kjo nuk ndodhi pasi llogaria ishte bërë gabim. Reagimi i qytetarëve nuk erdhi nga fjalë e Bashës, për këtë problem është i vetëdijshëm edhe vet. Më shumë lajm prodhoj dëmtimi i kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, se sa fjalimi i Bashës.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Reagon Leonard Olli

Pavarësisht se për këtë të fundit u pretendua se u dhunua si gazetar, në të vërtet ai nuk kishte në dorë mikrofon, regjistrues, apo diçka që ta identifikonte si të tillë, ishte protestues si të gjithë qytetarët. Reagimet e deputetëve të PD nisën të ndërtoheshin mbi këtë ngjarje, duke akuzuar qeverinë si të dhunshme dhe polici që mbron krimin, jo mbi fjalimin e kryetarit. Kryeredaktori u bë epiqendra e lajmeve ndërsa vetë kryetari i PD, nuk u bë krijues. Nuk ndodhi se e fshehu informacionin, s’kishte kauzë politike, ky është problemi thelbësor. Mesazh është numri i pjesëmarrësve por jo gjithmonë, mund të bëhet edhe me 50 persona, madje me një figurë satirike nëse je lider.

Një politikan si në rastin e Bashës i cili pretendon të jetë lider politik, përveçse duhet të ketë një fjalim të përgatitur për të ushqyer protestuesit, mediat brenda dhe jashtë vendit, qytetarët që nuk janë pjesëmarrës, përfshirë edhe ata që nuk e mbështesin duhet ta menaxhoj ai dhe jo anasjelltas. Problem ishte përmbajtja e fjalimit, mënyra se si u përcoll, pa dashur të futem te pjesa e organizimit, numrit të pjesëmarrjes, sa veta u dëmtuan, banderolat, flamurat.etj.

Nuk pamë një Basha krijues sipas rrethanave, por një lexues fjalimesh në mënyrë mekanike që mezi priste edhe vetë të mbaronte. Mungesa e  menaxhimi i fjalimit pengoj vetë Bashën e qytetarët ta dëgjonin me vëmendje, dukej sikur thoshin të mbaroj sa më shpejtë për të kaluar te Ministria e Brendshme për fazën e dytë të protestës, përplasje verbale dhe fizike, në fakt kjo u duk sikur të ishte qëllim kryesor, u la në dorë të pjesëmarrësve për një kohë të gjatë por dikush i kërkoj Bashës të tërhiqte personat që tentuan konfrontimet. Gjë të cilën e bëri duke kërkuar largimin nga Ministria e Brendshme. Pa dashur të dal nga kontesti i fjalimi të Bashës, u vu re se fjalët e tij nuk shërbyen si orientim për reagimin e protestueseve, vepruan mbi bazën e planifikimit që ishte bërë në skenarin e protestës. Basha kishte llogaritur të mbante një fjalim më të gjatë, ai lexoj 60 % të tij.

Një sukses që pati lideri i PD ishte mungesa e konkurrencash, mbajtja e fjalimit vetëm nga ai i dha shumë pikë përball Monika Kryemadhit, tashmë ai mund të quhet “Lideri i opozitës” ndërsa kryetarja e LSI e humbi këtë gjë. Nuk dihet nëse Monika Kryemadhi vendosi vetë të mos mbante fjalim, ishte e gatshme për pjesën tjetër të organizimit të protestës, kjo varet nga talenti. Basha nuk e kishte konkurrent në fjalim Kryemadhin, pavarësisht se kjo në demokraci është diçka e bukur, pavarësisht se nuk u realizua. Në protestë s’kishte konkurrencë midis fjalimeve por një tërheqje nga ana e Kryemadhit e cila për mendimin tim ka bërë gjënë e duhur, nëse do kujtojmë fjalimin e saj të fundit preferoj të mos e komentoj.

Basha përpiqet ta nisi me sukses fjalimin, gjatë rrugës i dalin shumë probleme, jo vetëm me zërin, hapjen e gojës, gjestet, leximi i protestueseve e mënyra se si përcillet është problematike, duke e kthyer në një ligjëratë vetëm për tu lexuar, pa menduar mesazhet, lajmet që duhet të prodhojnë fjalët. Këtu nuk diskutohet për menaxhimin e situatës, lidhjen fjalim-protestues, kjo gjë ishte shumë larg për ata që ishin prezent në shesh dhe jo për ne që e dëgjuam nëpërmjet mediave.

Aktualitet

Çfarë është ajo zhurma e çuditshme që vjen nga vagina?

Publikuar

-

vagina zhurma te cuditshme

Shumë gra gjatë marrdhënieve seksuale, ose pas tyre mund të ndjejnë zhurma të çuditshme që vijnë nga vagina e tyre. Lajmi i mirë në këtë rast është fakti që këto zhurma janë totalisht normale, pavarësisht se tingëllojnë si zhurma gazrash, nuk janë të tilla.

Zakonisht këto zhurma,shkaktohen nga ajri që hyn brenda vaginës gjatë marrëdhënies seksuale. Kur ajri hyn në trupin e gruas, provokon zhurma të çuditshme në vaginë. Pra me pak fjalë nuk ka gjë për t’u habitur, as për t’u ndjerë në siklët.

LEXO EDHE:  Ish-anëtarja e kryesisë së PD demaskon Bashën/ Ky ishte një turp i madh

Kjo zhurmë vjen nga lubrifikimi i mureve vaginale, që do të thotë se gruaja është duke e shijuar marrëdhënien seksuale. Kështu që janë krejtësisht normale këto zhurma. Gjithsesi nëse ju bezdisin mund të ndërroni pozicion, ose thjesht të mësoheni dhe të shijoni momentin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E thotë horoskopi/ Burrat lenë kokën pas këtyre grave

Publikuar

-

gra terheqese, horoskop

Virgjëresha

Gratë e Virgjëreshës janë më tërheqëset e zodiakut. Ato kanë një sens humori shumë të hollë si dhe ndjeshmëri të theksua, këto dy element i bëjnë që të fitojnë zemrën e çdokujt. Me të mund të bësh biseda të thella,si dhe mund të argëtohesh.Vajzat e shenjës së Virgjëreshës janë mendjehapura, kjo do të bëjë që mes jush të krijohet një lidhje mendore e veçantë.

Peshorja

Peshoret janë shumë të ndershme, të sinqerta si dhe argëtuese. Nuk ka dyshim që këto karakteristika shërbejnë për të fituar zemrën e çdo burri. Ato nëdër të tjera janë dhe shumë energjike e të dashuria. Kjo bën që burrat të vihen nën këmbët e tyre.

LEXO EDHE:  Dorëheqja nga asgjëja/ Ervini i Lulzimit, si humbës i paepur

Binjakët

Gratë e shenjës së Binjakëve, janë shumë të dashura dhe të sjellshme.Këto janë karakteristikat që i bëjnë të parrezistueshme në sytë e burrave. Gjithsesi ato e kanë të vështirë që të shprehin ndjenjat dhe kjo mund t’i ngatërrojë gjerat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tumori i veshit/Diagnoza fatale për të cilën nuk flasin mjekët

Publikuar

-

tumori i veshit

Ka disa lloje tumoresh të cilët janë shumë të njohur. Nga ana tjetër disa lloje të tjerë të tumoreve janë më pak të përhapur, si dhe më pak të njohur. Një ndër ta është edhe tumori i veshit. Një diagnozë e rrallë, të cilën duhet ta njohim në mënyrë që ta dallojmë dhe ta kurojmë para se të bëhet diagnozë fatale.

Tumori i veshit, mund të prekë pjesën e jashtme të veshit, ashtu siç mund të prekë dhe veshin e mesëm. Ky është një lloj i rallë i tumorit, ndaj dhe në fazat e para të tij, ngatërrohet edhe me patologji të tjera.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha shkarkon shefen e kabinetit/ Ja kush e zëvëndëson

Tumoret malinje në vesh mund të kurohen përmes ndërhyrjeve kirurgjikale totle, ose të pjesshme. Ndërsa në disa lloje të kancerit, mund të jenë të nevojshme trajtimet me kimioterapi ose radioterapi.

Simptomat më të zakonshme të kësaj diagnoze janë, dhimbja shumë e fortë në veshë, përzierje e vazhdueshme, mos shërimi i plagëve të vogla për katër javë, gjakosja e veshit si dhe hapjet e plagëve. Këto janë simptomat më të zakonshme në fazën fillestare të kancerit. Kështu që nëse keni një ose më shumë nga këto simptoma, duhet të vizitoni mjekun otorinolaringolog më pas nëse është nevoja edhe onkologun./CNA/al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:35 - 22 Janar, 2019

Ukrainë/ Timoshenko, kandidate për Presidente

Ish-kryemisnitrja Julia Tymoshenko, ka njoftuar sot kandidaturën për Presidente. Tymoshenko e cila ka qenë kryeministri në vitet 2007 e 2010...

Aktualitet15:14 - 22 Janar, 2019

Shpërthim në minierë/ Bllokohen 100 punëtorë  

Pas një shpërthimi që ka ndodhur në një dalje që furnizon minierën e kompleksit metalurgjik “Trepça”, në Stantërg, rreth 100...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet16:26 - 21 Janar, 2019

Zgjedhjet e 2020 / Zbulohet kush do përballet me Trump

Demokratët amerikanë kanë bërë publike se cila do jetë kandidatura e tyre për zgjedhjet presidenciale 2020. Senatorja amerikane, Kamala Harris...

protesta para parlamentit grek protesta para parlamentit grek
Aktualitet15:14 - 21 Janar, 2019

Protesta e dhunshme në Athinë/ Plagosen dhjetra vetë

Protesta e dhunshme që u zhvillua ditën e djeshme në Athinë ka përfundura me dhjetëra të plagosur. Mediat e huaja...

Aktualitet12:25 - 21 Janar, 2019

Familja Jashari akuza Thaçit/ Serbia dhe Greqia ju pagoi për propagandë

Murat Jashari, vëllai i Ismetit – komandant “Kumanovës”, në vazhdimin e pyetjeve për Hashim Thaçi thotë se, ky ka krijuar...

Ish-presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova Ish-presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova
Aktualitet10:27 - 21 Janar, 2019

13-vjetori i vdekjes së Rugovës/ Kosova nderon ish-presidentin

Sot shënohet 13-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në nderim të ish-presidentit, në Kosovë do të mbahen homazhe në varrin e tij...

Aktualitet10:19 - 21 Janar, 2019

Ish-këshilltari i Ramës kundër taksës ndaj Serbisë/ Pezullimi është i domosdoshëm

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ish-këshilltari i kryeministrit Rama, ka thënë se është e domosdoshme që të pezullohet taksa 100% e...

Aktualitet09:55 - 21 Janar, 2019

 “Kamerat”/ Mitro Çela rrëfen historinë e padëgjuar

 Nga Mitro Çela * Teknologjia ka ecur përpara. Në shumë dyer ka kamera. Por çdo e mirë e ka një...

protesta para parlamentit grek protesta para parlamentit grek
Aktualitet14:01 - 20 Janar, 2019

“Marrëveshja e Prespës”/ Greqia përfshihet në protestë masive

Me mijëra qytetarë grekë janë duke protestuar përpara Parlamentit në Athinë. Kjo protestë është iniciuar nga “Marrëveshja e Prespës”. Me...

el chapo dashnore grua el chapo dashnore grua
Aktualitet11:43 - 20 Janar, 2019

“Kishim marrëdhënie miks”, gruaja e lordit të drogës dëgjon rrëfimin e dashnores në sallën e gjyqit

Që gruaja dhe dashnorja të përballen në gjykatë, duket si një skenë filmash apo telenovelash, por në rastin e lordit...

zjarrr ne nje resort turistik zjarrr ne nje resort turistik
Aktualitet10:11 - 20 Janar, 2019

Merr flakë resorti turistik/ Ndërrojnë jetë dy persona plagosen disa të tjerë

Një zjarr i madh ka rënë në një resort skish në Courchevel, në Alpet e Francës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se...

presidenti i shba donald trump presidenti i shba donald trump
Aktualitet09:18 - 20 Janar, 2019

Dy vite Donald Trump/ Dy vite shokim për miqtë e SHBA

Më 20 Janar Donald Trump mbush dy vite në postin e presidentit – Në dy vitet e mandatit ai ka...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet09:09 - 20 Janar, 2019

“Vuçiç largohu”/ Protesta masive në Beograd

Me mijëra qytetarë serbë protestuan në rrugët e Beogradit kundër sundimit autokratik të presidentit të tyre Aleksandër Vuçiç. Kjo protestë...

vendosja e gjuhes shqipe ne maqedoni vendosja e gjuhes shqipe ne maqedoni
Aktualitet19:25 - 19 Janar, 2019

Vendosja e gjuhës shqipe/ Sfidat e institucioneve të Maqedonisë

Hyrja në fuqi e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë u mundëson një komunikim të zgjeruar me...

protesta per mbrojtjen e teatrit protesta per mbrojtjen e teatrit
Aktualitet19:04 - 19 Janar, 2019

Protesta e Teatrit/ Ambientalisti thirrje për bashkim

Ambientalisti Sazan Guri ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme te portesta që zhvillohet për mbrojtjen e Teatrit. Ai u ka...

presidenti i shba donald trump, udheheqesi i korese se veriut kim jong un presidenti i shba donald trump, udheheqesi i korese se veriut kim jong un
Aktualitet17:19 - 19 Janar, 2019

Çarmatimi bërthamor/ Trump takohet me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohen do të takohen...

mbytet gomonia me emigrante ne detin mesdhe mbytet gomonia me emigrante ne detin mesdhe
Aktualitet15:09 - 19 Janar, 2019

Tragjike/ Mbytet gomonia me 117 emigrantë

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Detin Mesdhe. Një gomone me rreth 117 emigrantë është mbytur dhe si pasojë të...

Aktualitet15:09 - 19 Janar, 2019

Shpërthim në Meksikë/ 20 të vdekur, 71 të plagosur

Një ngarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku pas një shpërthimi të një gypi karburantësh, 20 persona kanë mbetur të...

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

presidenti rus vladimir putin presidenti rus vladimir putin
Aktualitet15:58 - 17 Janar, 2019

Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

Organizatat joqeveritare në Serbi kanë thënë sot se modeli i pushtetit autoritar që përdor presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet...

Aktualitet11:40 - 17 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit korçar Jani Riza

Kujtojme sot 73 vjetorin e lindjes se aktorit te mirenjohur Korcar Jani Riza qe per fat te keq eshte ndare...

Aktualitet08:53 - 17 Janar, 2019

Putin sot në Beograd/ Mitrovica “pushtohet” nga flamujt dhe shkrimet ruse

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të...

kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate
Aktualitet20:37 - 16 Janar, 2019

Brexit/ Theresa May fiton në mocionin e mosbesimit

Parlamenti britanik nuk e ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. Pas votimit, kryeministrja Theresa May tha...

stema e ushtrise clirimtare te kosoves stema e ushtrise clirimtare te kosoves
Aktualitet18:44 - 16 Janar, 2019

Krimet e luftës/ Komandanti i UÇK-së përpara Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka përfunduar ditën e sotme intervistimin nga Prokuroria Speciale e Hagës. Pas...

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

Trending

Read previous post:
Paralajmërohen protesta në Greqi për emrin e ri të Maqedonisë

Në më shumë qytete në Greqi janë paralajmëruar protesta për më 6 qershor, kundër bisedimeve për çështjen e emrit. Organizatorët...

Close