LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali - Lali Eri kapet mat/ Ja si i zhvat fondet publike

26 Maj 2018, 17:57, Aktualitet CNA
Skandali - Lali Eri kapet mat/ Ja si i zhvat fondet publike

Ish-kryetari i Këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, ka vijuar sulmet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Olli shprehet se, “ndërsa qeveria, është bërë njësh me krimin e organizuar, vasali i Ramës në Tiranë, lali Er, vijon me grabitjen e fondeve publike.

Sipas tij, që prej kohës që mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po i zhvat qytetarët ndërsa shton se ai ka dhënë mbi 250 tendera pa garë.

Postimi i Leonard Ollit:

Ujku, ujku, por çakalli bente kerdine! Ndersa qeveria eshte bere njesh me krimin e organizuar, vasali i Rames ne Tirane, lali Eri vijon grabtjen e fondeve publike. Nga koha qe hyri ne bashki e deri me sot, numerohen mbi 250 tendera qe jo vetem jane bere pa gare apo me gara korruptive, por qe pa diskutim jane thuajse te barabarte me vlerat e fondeve limite. Klinetet e pushtetit jane respektuar deri ne detaj, por pa dyshim edhe.xhepat e lalit… Prej tre vitesh, banoret dhe bizneset e Tiranes jane derrmuar nga supertaksat, supertarifat, gjobat e çdo mjet e forme vjedhjeje fiskale, duke i detyruar te jetojne ne minimume jetike e te poshteruar nga arroganca e tirmave te lalit. Tashme te gjithe jane te ndergjegjshem se ku perfundojne leket e tyre dhe do te vijojne te shkojne! Sot te gjithe jane te ndergjegjshem se qeverisen nga nje bande kaçakesh, ne nivel qendror dhe ne Tirane, qe po bejne “plaçke” nga djersa dhe mundi i çdo qytetari e çdo pasuri publike! Pa folur ketu per mafien e betonit, qe e ka bere lalin si lavatriçen e arte…. Edhe rendi skllavopronarise do te ndihej inferior ndaj rendit rilindist! E pra krisma nuk ka pasur….. Ndersa yjet rrine dhe veshtrojne…. (http://openprocurement.al) /CNA.al

Lajmet e fundit nga