Connect with Us

Protesta/ CNA.al zbulon se çfarë do të thotë Lulzim Basha

Aktualitet

Protesta/ CNA.al zbulon se çfarë do të thotë Lulzim Basha

Publikuar

-

kreu i PD lulzim basha

Kreu i PD –së Lulzim Basha, njëherësh edhe kreu i Opozitës, pas marshimit përgjatë sheshit “Skënderbej” dhe deri tek kryeministria, do të mbajë një fjalim.

CNA.al ka mësuar se Basha,  do të flasë për krizën politike që ka pushtuar vendin, opozitën që po e lufton krimin dhe drogën.

Më tej ai do të sulmojë ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për kanabizimin e vendit dhe do të kërkojë që ai të jetë në burg. Gjithashtu do të kërkojë dorëheqja e  Fatmir Xhafës dhe deri tek dorëheqja e kryeministrit Edi Rama si përgjegjësi për emërimin e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës.

LEXO EDHE:  “Stafet tona mjekësore heronjtë e vijës së parë”/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci

Fjala e Bashës do të jetë një paranoramë për situatën politike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Afera KESH-NOA/ Klodian Tomorri shpjegon lidhjen e kontratës korruptive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Klodian Tomorri ka folur ditën e sotme për trasaksionet në sektorin e energjisë, që i kanë shkaktuar vendit tonë një dëm financiar me 5-6 milionë euro.

Në një intervistë për MCN, Tomorri shpjegoi se KESH ka pasur një kontratë shkëmbimi me një kompani private përmes së cilës i është shitur energji OSHEE-së me çmime rekord deri në 300 euro për megavat. Gazetari i ekonomisë e quajti të dyshimtë skemën e cila rëndon mbi xhepin e qytetarëve shqiptarë.

Lidhur me atë që kryeministri Rama e quajti “buxhetin e investimeve”, Tomorri tha se qeveria po shpik koncesione që të përfitojnë sekserët që qëndrojnë pas tyre, ndërkohë që quajti mandatin e tretë “mandatin e plaçkitjes së madhe”.

LEXO EDHE:  Agron Shehaj, si shembull i dështimit të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  “Stafet tona mjekësore heronjtë e vijës së parë”/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci



Ajo që ka ndodhur është se KESH ka pasur një kontratë shkëmbimi me një kompani private. Nëse kryqëzohen të dhënat një pjesë e energjisë i është shitur OSHEE me çmime rekord, deri në 300 euro për megavat. E gjithë kjo skemë është bërë përmes një private. Është një skemë e dyshimtë në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një dëm 5-6 milionë euro që kontrata ka qenë efektive, por duhet rishikuar rast pas rasti. Janë sasi të mëdha që janë shkëmbyer”, tha Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka ardhur dhe do ikë pa trofe”/ Topi-Bashës: Po zvogëlohesh çdo ditë

Publikuar

-

Nga

Maskat me detyrim/ Bamir Topi: Këtu ndodhin gjëra paradoksale, ka prapavijë të paramenduar

Ish presidenti Bamir Topi ka folur me tone të forta, pasditen e sotme në Top Talk, ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Duke kritikuar nismën e tij për vettingun në politikë, Topi tha se nëse ai ka diçka në ndërgjegjen e tij, duhet të dorëzohet i pari, pasi ka shumë akuza për pasurinë.

“Bashën nuk e kam vlerësu ndonjëherë. Basha ka ardhe dhe do ikë pa trofe. Më thoni ka marrë ndonjë trofe.

LEXO EDHE:  Kavaja si kurrë më parë/1 mijë policë në gatishmëri ditën e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  “Basha i përket një kaste të vjetër politike”/ Harxhi sfidon sërish kreun e PD

I kam thënë në 2013 nuk merr asnjë trofe. Vetëm zvogëlohet, zvogëlohet. Unë flas me gojën plot.



Edhe nisma momentale, vettingu në politikë, është një demostrim falsiteti dhe mungese sinqeriteti, sepse sot funksionin një institucion kushtetues në Shqiqëpri, ILDP.

Basha nëse ka diçka në ndërgjegjen e tij, le të dorëzohet i pari, se kam dëgjuar shumë akuza për pasurinë e tij.

Ky është rregulli, tek vetja pastaj tek të tjerët.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka kontribuar për partinë që nga 2013”/ Topi “shkund” Bashën: Ka menduar për interesa personale

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bamir Topi ka qenë i ashpër sa i takon drejtimit të opozitës nga Lulzim Basha dhe vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Në një intervistë për Top Talk, Topi deklaron se që nga viti 2013, Lulzim Basha nuk ka punuar dhe shërbyer për të ardhmen e partisë, por thjesht për interesa personale.

Duke folur për situatën politike në vendin tonë, Topi tha se Kuvendi është vendi ku përzjehen ujërat mes partive politike.



Ka kaluar shumë vite në opozitë dhe nuk ka pasur asnjë hapësirë për ta vendosur Berishën para drejtësisë.

Nuk është një grup I vjetër mëkatarësh, por janë shtuar jo vetëm në krahiun e djathtë por edhe në krahun e majtë. Atje ku është tempulli, përzjehen ujrat dhe e thënë në mënyrë metaforike, sepse nga pikëpamja e drejtpërdrejtë edhe dikriminalizimi vërteton këtë gjë.

Ai që është projektuar në 2013 ka qenë pararendëse që unë personalisht e kam menduar. Ai ishte një krijesë artificiale dhe pa asnjë kontribut në PD. Basha ka shërbyer jo të natyrës politike por për interesa private. Unë nuk e njoh sot Sali Berishën, në rast se do kishte një studim  do e kishim të vështirë të gjenim një koherencë të deklaratave politike në Shqipëri”, tha Topi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE