LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e Shtetit publikon fotot e efektivëve të plagosur

26 Maj 2018, 19:19, Aktualitet CNA
Policia e Shtetit publikon fotot e efektivëve të plagosur

Policia e Shtetit ka reaguar sërish lidhur me protestën e sotme që zhvilloi opozita, gjatë të cilës nuk munguan as incidentet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Policia e Shtetit ka publikuar disa foto nga vizita që drejtori Ardi Veliu, u bëri policëve të lënduar në spitalin Ushtarak. Siç shihet edhe nga fotot, efektivët kryesisht janë lënduar në duar.

Reagimi i policisë

Profesionalizëm, maturi, sakrificë në emër të ligjit e për ligjin.
Shërim të shpejtë, faleminderit për gjithçka bëni ju dhe të gjithë kolegët për të mbrojtur ligjin dhe vetëm ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë, jo vetëm në përditshmërinë , por në çdo rrethanë e situatë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Zv/ministrin e Brendshëm Julian Hodaj, vizituan 11 punonjësit e Policisë, (FNSH-së), të cilët pësuan lëndime me gurë, e sende të forta gjatë tubimit mesditën e sotme.

Veliu dhe Hodaj kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gjithë veprimet e kryera prej tyre gjëtë orëve të protestës si dhe nëpërmjet tyre përcollën një falënderim për të gjithë punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe FNSH-të. /CNA.al

Lajmet e fundit nga