LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Një ditë para protestës/ Basha bën lëvizjen e radhës

25 Maj 2018, 16:30, Aktualitet CNA
Video-Një ditë para protestës/ Basha bën lëvizjen e

Kreu i PD, Lulzim Basha, një ditë para protestës së opozitës, ka ndërmarrë një tjetër lëvizje.

Pasditen e sotme, lideri i PD-së ka zbritur në terren ku do ka takuar qytetare për t?ju shpërndarë atyre fletëpalosje për protestën.

Konkretisht Basha ka zgjedhur që ta nisë turin e tij të shpërndarjes së fletushkave nga 9 kateshet. Basha ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestë dhe të marrin me vete edhe të afërmit dhe miqtë.

PD dhe aleatët e saj i kanë bërë thirrje edhe sot shqiptarëve t?i bashkohen protestës për të rrëzuar qeverinë ?e krimit dhe drogës? siç e quajnë ata.

Nesër në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Që nga dita kur publikuan dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, demokratët kërkuan që Xhafaj të dorëhiqet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga