Connect with Us

Vdes 21 vjeçarja/ Mjekja e urgjencës pezullohet nga detyra

Kronika

Vdes 21 vjeçarja/ Mjekja e urgjencës pezullohet nga detyra

Publikuar

-

Një mjeke e urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, pasi është cilësuar fajtore për mjekim të pakujdesshëm për vdekjen e 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka.

Gjykata ka vendosur pezullimin nga ushtrimi i detyrës së mjekut për shtetasen Ina Ruzhdija, me detyrë mjeke në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.

Me vendimin Nr. 925, datë 21.05.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 240 pika 1 germa “a” e K. Pr. Penale, në ngarkim të shtetases Ina Ruzhdija, me detyrë Mjeke Urgjence në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm” të parashikuar nga neni 96/1 i K.Penal me pasojë vdekjen e të ndjerës Xhuljeta Gjeka e moshës 21 vjeç, banuese në fshatin Mujalli, Fier.

Pezullimi nga detyra i mjekes u vendos pasi Gjykata u njoh me faktet, provat dhe aktet e ekspertimit mjekoligjor të IML Tiranë të mbledhura në kuadër të procedimit penal datë 19.02.2018 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.

LEXO EDHE:  Mbaron makthi për by-pass e Fierit dhe Vlorës/ Punimet fillojnë së shpejti

Rezulton se, më datë 12.02.2018, mjekja roje e urgjencës Ina Ruzhdija nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, e cila është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetësore në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.

Pavarësisht insistimit të familjarëve për mjekimin e Xhuljetës pasi ajo kishte temperaturë të ulët, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale.

Pasi është dërguar në banesë, gjendja shëndetësore e Xhuljetës është përkeqësuar brenda pak orësh, fakt që i ka detyruar familjarët e saj ta dërgonin përsëri në Spitalin Rajonal Fier, ku ajo ka humbur jetën në ambientet e këtij spitali.

Nga ana e Prokurorisë Fier po vazhdojnë hetimet në lidhje me individualizimin e përgjegjësisë penale të stafit mjekësor pranë Spitalit Rajonal Fier.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias/ Jepete masa e sigurisë për autorët

Publikuar

-

Nga

Jepet masa e sigurisë për autorët e e grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze më 19 janar në Allias, Tiranë.

Mësohet se është dhënë masa ‘Arrest me burg’ për Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, ‘arrest me burg në mungesë’ për organizatorin Markeljan Cungu dhe ‘Hetim në gjendje të lirë’ për moskallëzim krimi për Mario Toçcin.

Kujtojmë se Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës në Allias, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit.

LEXO EDHE:  Mbaron makthi për by-pass e Fierit dhe Vlorës/ Punimet fillojnë së shpejti

LEXO EDHE:  Vijojnë protestat kundër impiantit të plehrave në Fieri

Dy persona të maskuar janë futur mbrëmjen e 19 janarit në shtëpinë e tyre, me qëllim grabitjen por, pasi janë ndeshur me të zotin e shtëpisë Petrit Laze, e kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Asnjëherë s’ke bërë se*s? Mbylle derën!”/ Ndalohet mësuesi në Fier pas skandalit seksual me nxënësen

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka ndaluar mësuesin e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”.

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier. Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Kamionit i bllokohet timoni/ Përfundon në kanal

LEXO EDHE:  Kamionit i bllokohet timoni/ Përfundon në kanal

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./CNA.al

Profesori ngacmon seksualisht nxënësen/ “Mbylle derën me çelës, nuk ma merr mendja se…”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Administrativja vendos për “Duty Free”/ Reagon Ambasada amerikane

Publikuar

-

Nga

Gjykata Administrative shfuqizoi sot vendimin e Ministrisë së Financave dhe i dha të drejtë bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushit, të ushtrojë licensën e “Duty Free” në aeroportin e Rinasit.

Pas kësaj, ka reaguar Ambasada amerikane, e cila deklaron se është zhgënjyese klima aktuale të biznesit në vendin tonë dhe po pengohet rritja e investimeve të huaja.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, theksohet në reagim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE