LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muskuloz, me tatuazhe e syze, Roza Lati: Ja pse jua prezantova të dashurin

25 Maj 2018, 11:30, Lifestyle CNA
Muskuloz, me tatuazhe e syze, Roza Lati: Ja pse jua prezantova të dashurin

Pas puthjes me Feron, Roza Lati nuk ka nguruar të publikojë në rrjetet sociale puthje të nxehta me një djalë, të cilit ka dashur të mos ia bëjë publike fytyrën, por që thotë se është i dashuri i saj.
Ajo ka treguar përmes disa shkrimeve në Instagram, se cila ka qenë arsyeja që e ka shtyrë drejt këtij veprimi.

Roza shkruan:

E pra shokë dhe shoqe, të duash të mbash private jetën tënde sentimentale mund të të kthehet si ?boomerang? herë për keq e herë për mirë. Mungesa e informacionit për kureshtarët i bën t?ju tejkalojë truri në fantazira që do të thotë, çfarë nuk kam dëgjuar për veten. Më kanë bërë për të dashur lloj lloj njerzish, alienësh, fantazmash. Kurrë nuk kam dal publikisht dhe të kem thënë ky është i dashuri im, sepse nuk e meritonte dikush këtë kurorë floriri kaq të rëndë t?ja vija mbi kokë”.
Edhe pse është munduar të mos na i tregojë fytyrën e tij, ajo i ka shpëtuar të resë në një prej videove që ka ndarë me fansat. I dashuri i Rozës është muskuloz, me tatuazhe por edhe me syze, si një intelektual i vërtetë.

Lajmet e fundit nga