LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takon zyrtarët e lartë të OSBE-së/ Ja për çfarë u diskutua

25 Maj 2018, 13:29, Aktualitet CNA
Meta takon zyrtarët e lartë të OSBE-së/ Ja për

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë, Roberto Montanella.

Presidenti Meta vlerësoi punën e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për paqen, stabilitetin dhe demokracinë nëpërmjet mbrojtjes, respektimit dhe promovimit të standardeve më të larta për forcimin e institucioneve demokratike, të drejtat e njeriut, dhe fusha të tjera të sigurisë.

Presidenti vuri në dukje se Shqipëria mbështet të gjitha aktivitetet e OSBE-së dhe jep kontributin e saj modest por të vendosur.

Kreu i Shteti theksoi se vëmendja është përqëndruar në zbatimin e reformave në fusha kyçe që lidhen me përparimin drejt integrimit evropian, duke shpresuar që në qershor Këshilli Evropian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Ndër sfidat e afërta, Presidenti Meta nënvizoi domosdoshmërinë e përparimit me reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. ?Është tejet e rëndësishme që Shqipëria të përmbyllë një herë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me probleme?, theksoi Kreu i Shtetit.

Lajmet e fundit nga