LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duka zbulon detajet/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

25 Maj 2018, 14:47, Aktualitet CNA
Duka zbulon detajet/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një intervistë ekskluzive për CNA.al ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me protestën e nesërme të opozitës.

I pyetur nga CNA.al, se ?Çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme?, Duka u përgjigj; ?Nesër pritet të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që besojnë se shteti nuk mund të ketë asnjë lidhje me drogën dhe krimin. Qytetarët do të mblidhen në paqe për t?i dhënë një mesazh të qartë mazhorancës: Boll më! Do të jetë një protestë qytetare, si të gjitha ato që kemi zhvilluar deri tani, ku ne do të marshojmë me bashkëqytetarët tanë nga Ministria e Brendshme deri tek Kryeministria.?

Ndërsa në lidhje me mesazhin që do të përcjellë nesër opozita, Agron Duka tha se ?Mesazhi është tashmë i qartë, Ministri i Brendshëm nuk mund të jetë një person që ka një konflikt të pastër interesi, duke pasur vëllain të dënuar për trafik droge.?.

Gjithashtu ai theksoi se ?Nuk mund të pranojmë këtë standart, mbi të gjitha nuk mund të pranojmë delegjitimimin e institucioneve tona, të cilat janë mbushur me individ që prishin imazhin e Shqipërisë, dhe cënojnë besimin e njerëzve tek këto institucione. Si mund t?ju imponohet shqiptarëve një anti model kaq i dëmshëm??

Ndër të tjera, Duka u shpreh se nuk ka asgjë personale me ministrin Xhafaj, por ai nuk mund ta mbajë më atë pozicion.

?Unë z. Xhafaj e kam mik, nuk kam asgjë personale me atë, por, ai nuk mund të mbajë më atë pozicion. Të bëhet Ministër Bujqësie, apo diçka tjetër, por aty nuk mund të qendrojë. Moralisht po jep mesazhin e gabuar, edhe ndaj vartësve të tij, apo ndaj funksionarëve të policisë, të cilët në të njëjtat pozita do të ishin larguar nga detyra. Por jo vetëm kaq. Pozicioni i vështirë i ministrit, dhe ortakëria e mazhorancës me krimin, i ka dhënë zemër këtij të fundit. Bastisia e prokurorisë së Durrësit tregon se institucionet kanë rënë, krimi guxon të sulmoj shtetin sepse nuk ka frikë nga forca e tij. Nëse mund të bastisin një prokurori, atëherë mund të bëjnë çfarë duan në këtë vend, prandaj ne duhet të reagojmë sepse kjo situatë rrezikon themelet e shtetit dhe sigurinë e të gjithëve.?-tha ndër të tjera Agron Duka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga