Connect with Us

Arrestohen dy korçarët/ Ja për çfarë akuzohen

Kronika

Arrestohen dy korçarët/ Ja për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohen për vjedhje.

Mësohet se të ndaluarit janë Kristi Troka, 23 vjeç dhe Stefan Rushan, 22 vjeç, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) të dy banues në Korçë.

Ndalimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të jenë autorë të ngjarjeve të ndodhura konkretisht në datat 16.04.2018, 23.04.2018 dhe 21.05.2018, në lagjen nr 12 të qytetit të Korçës, ku kanë vjedhur artikuj të ndryshëm, në dyqanin në pronësi të shtetasit Gj.T, 45 vjeç, banues në Korçë.

LEXO EDHE:  Korçë/ Akulli mbulon rrugët dhe trotuaret (FOTOT)

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur”/ Avokati i Henri Çilit flet për akuzat

Publikuar

-

Nga

Avokati i Henri Çilit, Andi Duraj, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat e rënda që janë ngritur ndaj klientit të tij.

Duraj deklaroi se gjatë gjithë kohës ka konstatuar shkelje të ligjit, duke filluar që nga arrestimi i Çilit e deri te marja në pyetje.

Avokati pretendon se takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur, ndërsa theksoi se shpreson që kjo deklaratë të jetë një pakujdesi.

“Kanë qenë dy avokatë që janë arrestuar. Janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e mbrojtësve. Është kontrolluar zyra pa prokurorin. Madje edhe përgjimet konsiderohen si përgjime mes avokatit dhe klientit dhe nuk konsiderohet apo përdoret si provë. Janë të ndaluara me ligj. Ky është vetëm fillimi i shkeljeve. Akuza e parë ishte mashtrimi, arrestohen edhe mashtruesi dhe i mashtrueri. U arrestua e gjithë zyra ligjore dhe këtu fillon paradoksi. Paradoksi i dytë është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Të gjithë mund të mbajnë përgjegjësi për ushtrim ndikimi të paligjshëm, vetëm avokati jo. O do akuzohet për korrupsion ose s’ka vepër penale. Sepse, ku do ta ushtronte këtë ndikim? Çdo avokat mund të bëjë takime dhe ndërmjetësim, por nuk ka ndodhur. Takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur, shpresoj të jetë një pakujdesi”, tha Duraj në “Top Show”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Skënder Haluci: Akuzat e KPK më keq se dënimi me vdekje

Publikuar

-

Nga

Gjyqtari Skënder Haluci u përball të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilin e akuzoi se i kishte kaluar një barrë të padrejtë prove për vlerësimin e pasurisë, ndërsa përsëriti kërkesën e tij për rihapjen e hetimeve për dy kriteret e tjera të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve–pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

“Në moshën 23-vjeçare jam dënuar me vdekje nga regjimi i kaluar, kjo është më keq,” tha Haluci gjatë seancës dëgjimore. “Po më ngarkoni atë që nuk e kam bërë,” shtoi ai, duke u ankuar se KPK i kishte ngarkuar me pa të drejtë një barrë pasurore të barabartë me 1 miliardë lekë [të vjetra].

Trupa gjykuese e KPK-së përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator, Valbona Sanxhaktari anëtare, si dhe Elka Ermenkova si vëzhguese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Procesi i rivlerësimit kalimtar të subjektit është përqendruar tek kriteri i pasurisë, ndërkohë që KPK hodhi poshtë kërkesën për rihapjen e hetimit për dy kriteret e tjera si dhe përjashtimin e trupit gjykues për shkak të mospranimit të kërkesës së parë.

Sipas ILDKPKI -së subjekti i rivlerësimit nuk ka bërë deklarim të saktë dhe ka mungesë dokumentacioni provues për pasurinë e deklaruar. Ndërkohë, hetimi i pavarur i KPK-së ka marrë në sitë pasuritë e tundshme dhe të patundshme të gjyqtarit dhe të familjarëve të tij, si dhe shpenzimet për shkollimin e vajzës në Bosnje dhe Shtetet e Bashkuara, duke i kaluara barrën e provës për mungesë burimesh financiare, deklarime të pasakta dhe  balanca negative në analizë financiare.

Haluci e kundërshtoi analizën financiare të KPK-së si të gabuar, duke nënvizuar se vlerësimet e bëra për pasurinë e tij të patundshme ishin jo realiste dhe kërkoi rihapjen e hetimeve. Në mënyrë të veçantë ai kundërshtoi me forcë vlerësimet e KPK për shkollim e vajzës së tij në Bosnje dhe SHBA, duke nënvizuar me krenari se e bija kishte marrë një burse të plotë me vlerë 247 mijë USD, që ishte paguar nga taksapaguesi amerikan dhe nuk kishte pse t’i jepte llogari shtetit shqiptar.

Në fund të seancës gjyqtari kërkoi konfirmimin e tij në detyrë, ndërsa insistoi për një ekspert të pavarur që mund ti vlerësonte pasurinë.

“Kërkoj një ekspert të pavarur, kam pasur punë të rëndësishme, nuk mund të mbaj mbi kurrizin tim 1 miliardë lekë që mi keni vënë,” deklaroi Haluci.

Probleme me pronat

Skënder Haluci ka punuar si komisioner i Avokatit të Popullit për gati një dekadë në vitet 2000. Ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitin 2011 dhe në vitin 2014, u promovua si kryetar i kësaj gjykate.

Relatori i çështjes Roland Ilia deklaroi se sipas vlerësimit të ILDKPKI subjekti kishte mungesë burimesh financiare për apartamentin papafingo me sipërfaqe 242 m2 në Sauk, i cili ndodhej në një ndërtesë 3-katëshe, mbi një truall 1400 m2, me kosto ndërimi 2 milion lekë. Sipas Inspektoriatit për ndërtimin e kësaj banese subjekti nuk ka preventiv dhe as leje ndërtimi. Kosto e këtij objekti është deklaruar në deklaratën vjetore të interesave personale të vitit 2004 me vlerë 1.5 milion lekë dhe sipërfaqe ndërtimi 800 m2. Toka arë prej 1400 m2 ku është ndërtuar kjo banesë, gjithashtu nuk është deklaruar në deklaratë vjetore të vitit 2003. Sipas KPK-së sipërfaqja totale e ndërtimi është 842 m2 dhe jo 800 m2 dhe ndërtimi i banesës është bërë pa leje në një truall që në kohën ku është ndërtuar nuk ishte i regjistruar në emër të subjektit.

Sipas KPK-së kosto e ndërtimit të kësaj banese është 24,793 lekë për m2 dhe ka një vlerë totale për 842 m2 që shkon në 20.8 milionë lekë. Sipas KPK nuk ka dokumentacion provues që kjo banesë të jetë ndërtuar nga vëllezërit e gjyqtarit dhe subjekti si rrjedhojë ka një balancë negative në analizën financiare për periudhën 1997-2002. Gjithashtu, sipas kontratës noteriale toka arë ku është ndërtuar banesa 3-katëshe është blerë në vitin 2015 me vlerë 140 mijë lekë. Gjithashtu Komisioni nënvizon kontradiktat mbi koston e tokës të deklaruar në pyetësorin e KPK-së, deklaratën vjetore 2004 dhe deklaratën veting. Sipas KPK-së nuk ka dokumentacion që kjo tokë është blerë në vitin 1997, ndërkohë që vlera e deklaruar e saj është nën koston e  tregut për vitin 2015. Sipas analizës financiare të KPK-së vlera e këtij trualli është 37.9 milionë lekë, duke sjellë një bilanc negativ për subjektin.

Gjithashtu, KPK u shpreh se në vitin 1999 bashkëshortja e subjektit ka blerë në tokë arë me sipërfaqe 8902 m2 dhe e ka shitur në vitin 2004. Kjo tokë nuk është deklaruar në deklaratën periodike vjetore 2003 dhe 2004 të gjyqtarit. Gjithashtu sipas analizës financiare bashkëshortja e subjektit ka pasur pamundësi financiare për blerjen e kësaj prone.

Sipas KPK-së subjekti ka bilance negative në analizat financiare për blerjen e një automjeti në vitin 2013, si dhe një mjeti tip Jaguar, për të cilin nuk është përcaktuar vlera e blerjes. Gjithashtu një mjet tip Benz-Mercedez është blerë në vitin 2012 me vlerën 200 mijë lekë dhe është shitur në vitin 2016 me vlerë 500 mijë lekë. Gjithashtu, ky mjet nuk është deklaruar në vitin 2012. Edhe për këtë aset subjekti ka një bilanc negativ në vitin 2012.

Sipas KPK-së në deklaratat vjetore të pasurisë subjekti nuk ka deklaruar shtimin dhe zvogëlimet në llogaritë bankare të bashkëshortes. Gjithashtu, sipas KPK-së në deklaratën vjetore të vitit 2016 nuk janë deklaruar kursime kesh me vlerë 1.5 milionë lekë.

Subjekti ka deklaruar në vitin 2004 blerjen e një apartamenti banimi me vlerë 1.6 milionë lekë dhe sipërfaqe 106 m2 në Rr. Luigj Gurakuqi në Tiranë nga subjekti F.V. Sipas KPK-së ky çmim ishte preferencial sepse i njëjti apartament ishte blerë në vitin 2000 nga F.V me vlerë 4 milionë lekë. Gjithashtu, apartamenti ishte blerë nën vlerën mesatare të tregut dhe për këtë transaksion subjekti kishte mungesë burimesh financiare dhe bilanc negativ.

Në vitin 2000 bashkëshortja e subjektit ka blerë një apartament 65 m2 me vlerë 3 milionë lekë, i cili nuk ka certifikatë pronësie nga subjekti TID. Në deklaratën vjetore të vitit 2004, vlera e këtij apartamenti është deklaruar 27,000 USD. Burimi financiar që ka shërbyer për blerjen e këtij apartamenti është një kredi nga banka ‘Intesa San Paolo’ me vlerë 40 mijë USD. Në datë 16.02.2004 rezulton se ndaj kompanisë TID është bërë një transfertë për apartamentin me vlerë 39,064 USD.  Ndërkohë, sipas administratorit të kompanisë TID, pagesa për banesën me vlerë 3 milionë lekë është bërë me këste nga viti 2000 deri në vitin 2003. Sipas KPK për këtë pasuri subjekti ka bërë deklarata kontradiktore për kredinë dhe vlerën, si dhe në analizë financiare ka një bilanc negativ.

Subjekti ka deklaruar gjithashtu shitjen në vitin 2003 të një Bar Kafe në rrugën Nikolla Tupe me vlerë 1.9 milionë lekë dhe ka paguar një kredi me vlerë 34,965 USD, që ishte marrë për blerjen e dyqanit nga Banka Islamike Arabe. KPK vë re se midis çmimit të shitjes dhe vlerës së mbetur të kredisë ka diferencë të theksuar. Edhe për këtë pasuri KPK shprehet se subjekti ka bërë deklarim të pasaktë dhe ka një bilanc negativ financiar.

Shkollimi i vajzës dhe të ardhurat bashkëshortes

Vajza e gjyqtarit Haluci ka studiuar nga vitit 2012 në vitin 2014 në ‘United World College’ në Mostar të Bosnje Hercegovinës dhe nga viti 2014 deri në vitin 2017 në Wesley College në SHBA. Në këto dy institucione sipas deklaratave në ILDPKI dhe atë veting të gjyqtarit ajo ka përfituar bursë studimi.

LEXO EDHE:  Didi: Kush nuk di kompjuterin rrezikon vendin e punës

LEXO EDHE:  Vrasja në Mallakastër/ Policia: Tre të rinjtë do vidhnin hashash

Në Wesley College për vitet 2014-2017 vajza e subjektit ka përfituar një bursë studimi prej 181 mijë USD. Relatori Ilia deklaroi se subjekti nuk ka dorëzuar dokumentacionin provues për këtë bursë dhe ndërkohë nuk ka deklaruar kontributin e tij familjar për shkollimin në vlerë 15 mijë USD për viti 2014-2017. Sipas KPK-së gjyqtari ka deklaruar vetëm shpenzime për shkollim në Boston të së bijës me vlerë 2500 USD në vitin 2014, 3000 USD për vitin 2015 dhe 3000 USD për vitin 2016.

Sipas analizës financiare të bërë nga Komisioni, mbeten të pajustifikuara shpenzimet për jetesën e vajzës gjatë kohës së studimit në Wesley College në SHBA.

KPK i ka kaluar gjithashtu barrën e provës subjektit për shkollimin e vajzës me një bursë të deklaruar prej 30 mijë euro në United World College në Mostar, për të cilën shprehet se ka mungesë dokumentacioni. Nuk janë deklaruar shpenzimet e subjektit në deklaratën e vitit 2011 dhe 2012 në vlerë 4800 euro për shkollimin e vajzës në Bosnje dhe nuk janë deklaruar shpenzimet e jetesës në Mostar.

Gjithashtu, KPK pretendon se subjekti nuk ka deklaruar saktë shpenzimet për një shkollë verore në Angli me vlerë 3 mijë paund. Komisioni u shpreh se nuk është e qartë nëse kjo pagesë ka përfshirë dhe shpenzimet e jetesës.

Gjithashtu sipas KPK-së subjekti dështon të provojë të ardhurat e ligjshme të deklaruara të bashkëshortes në gazetën Koha Jonë , Partinë Demokristiane dhe Federatën Shqiptare të Futbollit sepse ka mungesë deklarimesh të tatimit në burime ndër vite.

Analizat financiare për të ardhurat para vitit 2003 dhe ajo për të ardhurat pas vitit 2003 rezultojnë të dyja me vlera negative.

Analiza financiare ‘surreale’

Mbrojtja e gjyqtarit Skënder Haluci filloi me një kërkesë për marrjen e një kopje të fjalës së relatorit Roland Ilia, për të cilën ai pretendoi se kishte ndryshime nga gjetjet që kishte marrë nga KPK me shkrim. Pasi u tërhoq për vendim trupi gjykues e hodhi poshtë kërkesën, duke nënvizuar se fjala e relatorit ishte një përmbledhje e gjetjeve dhe subjekti mund te merrte një kopje të procesverbalit pas seancës.

Pas rifillimit të seancës, fjalën e mori avokati mbrojtës i subjektit i cili justifikoi deklaratat e pasakta për sipërfaqen totale të banesës 3-katëshe në Sauk, duke nënvizuar se subjekti ishte përqendruar ke pjesa e tij takuese. Ai shtoi se sipas një akt-ekspertimi të kryer nga subjekti vlera e deklaruar e banesës ishte e njëjtë me vlerën e tregut. Avokati shpjegoi se subjekti nuk kishte aplikuar për leje ndërtimi sepse nuk kishte pasur dokumentet e pronës si dhe nënvizojë se ai nuk ka detyrim të justifikojë të ardhurat e vëllezërve për ndërtimin e shtëpisë. Ndërkohë, insistoi se çmimi i blerjes së tokës është i vitit 1997, kohë kur ishte paguar kapari dhe pjesa e mbetur është paguar në vitin 2015. Sipas mbrojtjes llogaritja e vlerës së tokës me 27 mijë lejë për m2 është e gabuar, sepse në vitin 2015 është paguar vetëm diferenca e kaparit. Gjithashtu, avokati shtoi se subjekti nuk ka pasur detyrim të deklaronte një pronë të blerë nga bashkëshortja në vitin 1999 – përpara se të martoheshin, dhe të shitur në vitin 2004, përpara se të bënte deklarimin e parë në ILDKPKI. Avokati nënvizoi se analiza financiare nuk ka marrë në konsideratë të ardhurat e bashkëshortes së subjektit, të cilat janë cilësuar të ligjshme nga Kuvendi kur ajo është zgjedhur anëtare zëvendësuese e zyrës së Komisionerit Publik. Ai shtoi se për automjetin Jaguar vlera e blerjes prej 2 mijë paund është përcaktuar në certifikatën e nxjerrjes jashtë përdorimi, ndërsa në analizën financiare negative të automjetit Benz-Mercedez nuk është përfshirë bursa e vajzës.

Avokati shtoi se subjekti nuk kishte pasur detyrim të deklaronte në deklaratat periodike gjendjen e llogarive të bashkëshortes. Ndërkohë, për apartamentin 106 m2 në Rr. Luigj Gurakuqi e blerë nga shtetasi P.V dhe shitjen po ndaj këtij shtetasi të Bar Kafes në rrugën Nikolla Tupe, ai deklaroi se behej fjalë për një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte likuidimin e kredisë bankare, por që ishte realizuar nëpërmjet dy kontratave noteriale. Sipas avokatit subjekti kishte sjellë një vërtetim të ri nga kompania TID në lidhje me shlyerjen e apartamentit 65 m2, që përfshinte në vlerën 3 milionë lekë dhe mobilimin. Avokati shtoi se subjekti kishte pasur vështirësi të siguronte dokumentet e bursës së vajzës me vula apostile. Ai pranoi se Haluci kishte harruar të deklaronte 300 paund në vlerën totale prej 3300 paund për shkollën verore të vajzës në Angli, por shtoi se kjo shumë përfshinte dhe kostot e jetesës.

Më tej fjalën e mori gjyqtari Haluci, i cili tha se nuk duhet të penalizohej  për tatimet që subjektet e ndryshme nuk i kishin paguar për të ardhurat e bashkëshortes. Ndërkohë, ai shtoi se për pronën e blerë nga bashkëshortja dhe familja e saj në vitin 1999, “nuk kam pasur asnjë lidhje.”

“Kurrë se kam pyetur bashkëshorten për pagsën e takstave, ajo ka qenë avokate e fjalës së lirë,” tha Haluci.

Haluci deklaroi se shkollimi i vajzës ishte realizuar me dy bursa të plota. Vajza e tij, sot 24 vjeçe ishte diplomuar nga Wesley College në Boston dhe jetonte në Washington D.C. Për të siguruar dokumentet e bursës me vlerë 247 mijë USD nga ky universitet kishte pasur vështirësi për shkak të distancës dhe problemeve të postës amerikane. Gjyqtari shtoi se e bija kishte shfaqur habi se pse duhet të justifikonte bursën e marrë nga taksapaguesit amerikan dhe i kishte kërkuar dokumentet vetëm me insistim e tij. Sipas gjyqtarit në mënyrë të padrejtë analiza financiare e KPK-së e ka ngarkuar me një barrë 30 milionë lekë për shkollimin e vajzës dhe 60 milionë lekë për shtëpinë e vëllezërve në Sauk.

Haluci tha se tokën në Sauk e kishte blerë me një marrëveshje xhentëlmenësh në vitin 1997, ku sëbashku me 17 shokë të gjimnazit kishin blerë një sipërfaqe prej 17,000 m2 tokë. Blerja e kësaj toke dhe ndërtimi i shtëpisë në Sauk ishte motivuar me mungesën e sigurisë në Tropojë në vitin 1997. Ai shtoi se vëllezërit nuk kanë ndërtuar pa leje por në marrëveshje me administratorët e komunës Sauk dhe mund të jenë mashtruar për ligjshmërinë. Gjyqtari tha se edhe pse kishte një pjesë takuese prej 242 m2 në këtë objekt ai nuk kishte jetuar kurrë aty, por kishte jetuar në apartamentin tek Pazari i Ri në Tiranë, në rrugën Luigj Gurakuqi. Ai nënvizoi se në vitin 1997 kishte paguar 9/10 si kapar dhe 1/10 ishte paguar në vitin 2015-të. Gjyqtari Haluci deklaroi se kishte arritur ti merrte dokumentet me vula apostile nga Bosnja për bursën e vajzës me shumë vështirësi – vetëm pas ndërhyrjes së ministrit të Brendshëm boshnjak, pasi kërkohej prezenca e vajzës me banim në SHBA. Vonesa kishte hasur dhe në marrjen e dokumenteve nga Ëesley College në Boston.

Subjekti insistoi se bursa e vajzës ka qenë e plotë dhe përveç kostove të jetesës apo dhe biletave për kinema, përfshinte dhe një biletë avioni të përvitshme për të ardhur në Shqipëri – të cilën e bija nuk e kishte shfrytëzuar.

“Analiza financiare është surreale,” tha Haluci, duke shtuar se ai nuk mund të penalizohet për bursën e vajzës dhe vlerën e banesës të vlerësuar nga KPK në 60 milionë lekë. “Kërkoj konfirmimin në detyrë sepse kam punuar me përkushtim dhe vendimmarrjet kanë qenë të miat, pa ndikime,” përfundoi ai./Reporter.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërkuan azil në Francë dhe Luksemburg/ Riatdhesohen 49 shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë

Publikuar

-

Nga

49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, janë riatdhesuar ditën e sotme pasi u është refuzuar kërkesa për azil ose kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën schengen.

Mësohet se 5 prej tyre janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.

Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën schengen, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.

LEXO EDHE:  Didi: Kush nuk di kompjuterin rrezikon vendin e punës

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj Tomi Mishës/ Prokuroria con për gjykim ish zv/drejtorin e Policisë së Qarkut Korcë, Arben Hyseni

Blutë bëjnë me dije se policia kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën schengen, si dhe masat në kufirin e gjelbër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE