LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleati i Bashës kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë

25 Maj 2018, 08:45, Aktualitet CNA
Aleati i Bashës kundër çeljes së negociatave të

?Mendoj se është shumë herët?, kështu është shprehur kryetari i Komisionit për çështjet evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum (CDU), në një intervistë për ?Welt?, për çeljen e negociatave në qershor për Shqipërinë.

?Ne duhet të vendosim për fillimin e negociatave me Shqipërinë përpara verës. Mendoj se është shumë herët?, ka shkruar Krichbaum, në rrjetet sociale.

?Në këtë moment, unë jam qartësisht kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Shqipëria na ka prezantuar reforma të shumta, por këto duhet të zbatohen plotësisht. Kjo vlen në veçanti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë. Komisioni Europian, i cili pretendon për fillimin e negociatave për anëtarësim, është ?nganjëherë shumë i besueshëm?, ka thënë Krichbaum.

Kujtojmë këtu se deputeti i Bundestagut gjerman është një nga zërat kritik për çeljen e negociatave dhe pak i pëlqyer për qëndrimin e tij nga kryeministri Edi Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga