LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre ditë protestë?/ Ristani zbulon planin e opozitës

24 Maj 2018, 15:42, Aktualitet CNA
Tre ditë protestë?/ Ristani zbulon planin e opozitës

Të shtunën me datë 26 maj, në orën 11:00, opozita do të protestojë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në media është folur se protesta është planifikuar të zgjasë për 72 orë, por Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka hedhur poshtë lajmet se protesta do të zgjasë tre ditë.

Ristani i ftuar në emisionin “45 Minuta” të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se protesta e ditës së shtunë do të jetë paqësore, ndërsa pavarësisht se është lënë pa orar se kur do të përfundojë, ai theksoi se do të mbyllet brenda ditës.

?Protesta do të jetë paqësore. Presim një pjesëmarrje të fuqishme kundër keqqeverisjes. Është lënë pa orar jo se do të zgjasë shumë. Do të mbyllet brenda ditës së shtunë, por do të ketë kohëzgjatjen e saj normale?-tha Ristani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga