Connect with Us

Miratimi i rezolutës së BE, pa opozitën/ Reagon Partia Demokratike

Politikë

Miratimi i rezolutës së BE, pa opozitën/ Reagon Partia Demokratike

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mazhoranca ka miratuar sot me votat e aletaëve, rezolutën e BE, ndërkohë që opozita i braktisi punimet e Kuvendit.

Pavarëisht mungesës, nuk ka munguar reagimi i Partisë Demokratike.

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka thënë se rezoluta për Integrimin Europian që Partia Socialiste vetë e hartoi dhe e vetë e votoi, ishte një tekst plot furçe dhe bojëra për makiazhin e fytyrës së qeverisë.

Pollo, ka thënë se nëse qeveria dhe Edi Rama do të donte një Rezolutë konsensuale atëherë do të lejonte që teksti i Partisë Socialiste normalisht, siç është vepruar gjithmonë, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian.

Sipas tij, madje edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dy organe përgjegjëse të Kuvendit, për raportet me Bashkimin Europian dhe kështu është vepruar gjithmonë përmes diskutimeve, kompromiseve, është arritur pothuajse gjithmonë një tekst i përbashkët i cili është votuar konsensualisht.

LEXO EDHE:  Shperthen Majlinda Bregu/PD nga alternative po kthehet ne justifikimin e paudhesive te mazhorances

“Siç u arrit edhe deklarata me deputetët e Parlamentit Europian në shkurt të këtij viti.

Por qeveria nuk e do këtë dhe Edi Ramës ai Projekt-Rezolutë me furçe me bojëra i duhet vetëm për të hequr vëmendjen nga Agron Xhafaj dhe nga i vëllai i tij, që rri, i vdekur i pakallur, në postin e Ministrit.

Rruga për të korrigjuar këtë zullum dhe rruga për të korrigjuar shumë zullume të tjera dhe rruga për një Shqipëri Europiane është protesta e madhe e gjerë popullore.

Këtë të shtunë në orën 11.00 në sheshin qëndror të Tiranës”, ka thënë para mediave Pollo./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  “Nuk mund të shkëpusësh Berishën nga PD”/ Ristani: Jam mirënjohës për mbështetjen

LEXO EDHE:  Përçahen PD-LSI?/ Vasili zbulon strategjinë

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Topi arrin marrëveshje me Bashën/ Ironizon nënkryetari i FRPD: PD u mbush me qëndrestar bulevardi

LEXO EDHE:  Kryetari i PD-së së Devollit “rebelohet” me Bashën/ Bojkoton zgjedhjet për demokratët e përjashtuar

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  PD ndez motorrët për fushatën elektorale/ Zbulohet qarku që do drejtojë Paloka

LEXO EDHE:  Topi arrin marrëveshje me Bashën/ Ironizon nënkryetari i FRPD: PD u mbush me qëndrestar bulevardi

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE