LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meghan Markle bën daljen e saj të parë publike si Dukeshë dhe na la pa fjalë

23 Maj 2018, 22:20, Lifestyle CNA
Meghan Markle bën daljen e saj të parë publike si Dukeshë

Meghan Markle dhe Princi Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në Londër, të shtunën.

Ditën e sotme, çifti bëri daljen e parë publike si Duka dhe Dukesha e Sussex, ku u bashkuan me Princin Charles në festimet e 70-vjetorit të tij në kopështin e Buckingam Palace.

Edhe përse Princi Charles mbush 70 vjeç në 14 nëntor, festimet kanë nisur herët dhe pritet të marin pjesë më shumë se 6 mijë të ftuar ditën e sotme në kopështin e Buckingam Palace.

Kjo është një eksperiencë  ndryshe për Dukeshën e re, e cila nuk ka parë kurrë një eveniment të tillë, shkruan ?Daiymail?. Për herë të parë, njerëzit do të duhen t?i drejtohen në publik Meghan si ?Lartësia e saj? ose ?Zonjë? dhe duhet të përkulen përpara saj.

Sakaq, nuk duhet lënë edhe pa përmendur veshja e Meghan në daljen e saj të parë publike si Dukesha e Suxxes. Meghan shfaqet rrëzëllitëse me flokët e kapura dhe me veshjen e përzgjedhur, e denjë për një Dukeshë! Ajo kishte veshur një fustan me detaje transparente  në tonalitetetin e ngjyrës së bardhë, si dhe kapelja ishte e të njëjtës ngjyrë.

 

Lajmet e fundit nga