LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klosi: Lehtësirat fiskale synojnë të krijojnë pole të zhvillimit rural

24 Maj 2018, 08:13, Sociale CNA
Klosi: Lehtësirat fiskale synojnë të krijojnë pole të

Një paketë fiskale me reduktim taksash për të nxitur agroturizmin do të kalojë së shpejti në qeveri. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e bëri të ditur gjatë një vizite në fermën e kalërimit Caravan Travel, që është shndërruar në një atraksion turistik për aktivitete hipizmi në qarkun Gjirokastër.

Ministri Klosi u njoh nga afër me veprimtarinë e kësaj sipërmarrjeje që ofron për turistët e huaj dy nga guidat më të vështira në Europë për kalërimin në itinerare natyrore dhe historike. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit vlerësoi këtë sipërmarrje si një ofertë autentike që ka Shqipëria për turistët vendas dhe të huaj.

Ministri Klosi vizitoi gjithashtu një nga bizneset agroturistike në Lunxhëri ku aktualisht qëndrojnë 10 turistë të huaj nga Australia, Franca dhe Hollanda. Pronari i këtij biznesi, Dhimitër Krisafi shpjegoi investimet e realizuara; mbjelljen e një sërë kulturash agrofrutorë, por edhe ofrimin e aktiviteteve argëtuese për turistët. Ministri Klosi vlerësoi investimet e kryera duke u shprehur se këto ferma janë fillesat e një industrie të agroturizmit që i japin zonës zhvillim. Gjatë bashkëbisedimit, Ministri Klosi shpjegoi lehtësirat fiskale shtesë për bizneset agroturistike duke ftuar të gjithë ata që zhvillojnë këtë lloj turizmi të aplikojnë dhe të përfitojnë nga paketa fiskale. ?Po synojmë që të ngrejmë pole të zhvillimit rural ku të kombinohen bukuritë e natyrës me prodhimet e vendit dhe argëtimet për turistët? – tha ministri Klosi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, theksoi se Gjirokastra i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar një turizëm të diversifikuar që të përfshijë jo vetëm bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore, por edhe pikat agroturistike dhe turizmin familjar.

Fjala e ministrit Klosi

Eksperienca juaj është realisht shumë mbresëlënëse dhe është ajo cfarë ne duam të promovojmë në të gjithë Shqipërinë. Është një eksperiencë që sic e thatë edhe ju fillon që nga lashtësia dhe më pastaj ka gjetur shumë zhvillim edhe në kohët e fundit pasi është një eksperiencë autentike dhe ajo cfarë na bën të ndihemi më shumë pranë biznesit tuaj, është se ju jo vetëm keni biznesin e kuajve por ju shfrytëzoni edhe të gjithë biznesin lokal të zonës, duke shfrytëzuar gueshous-et e vegjël por tashmë shumë shpejt ashtu sic biseduam ne na duhet që në zonat ku ju kaloni të keni po ashtu edhe iniciativat e para të agroturizmit.

Ne kemi një paketë fiskale e cila do të kalojë së shpejti në qeveri dhe që do të kërkojë që për agroturizmin ne të kemi një reduktim të sistemit të taksave për t?i nxitur ata që të ecin sa më shumë përpara, por më shumë se kaq ne na duhet që të kemi për turistët edhe alternativa të tjera.

Gjirokastra është shumë e famshme përsa i përket bukurive të trashëgimisë kulturore dhe kjo është realisht një krenari për të gjithë ne, por ajo cfarë bëni ju Kristinë padyshim është një vlerë e shtuar e turistëve që vijnë për të vizituar Gjirokastrën dhe bukurinë e këtyre maleve. Ne jemi shumë mbresëlënës, nga ajo cfarë ju bëni dhe kemi një vlerësim maksimal për të gjithë përpjekjen tuaj.

Do të donim që me AKZM ne të kishim një evidentim më të plotë të vlerave natyrore që kanë këto krahina për të krijuar edhe një itinerar i cili mbase shumë shpejt të jetë jo vetëm për kuajt por edhe për të ecur turistët dhe për të qenë jo vetëm turistët e huaj dhekalorësit me certifikata të larta sigurie por të jetë edhe për njerëzit e thjeshtë. Do të kërkojmë shumë edhe nga tur operatorët në Gjirokastër por edhe më gjerë se kaq që itinerarin tuaj ta kenë në guidat si një nga ofertat shumë autentike që ka Shqipëria për turizmin.

Kjo është  një ditë shumë e vecantë për ne pasi realisht po prekim me dorë një fillesë të një industrie të agroturizmit këtu në malet e Gjirokastrës dhe falë biznesit që ju keni ndërtuar me 40 kuaj tashmë e gjithë zona po merr një zhvillim dhe unë ju përgëzoj për këtë iniciativë dhe është shumë mirë që turistët sic u shprehën edhe vetë, po shijojnë nga afër ushqimet shumë të mira të kësaj zone, dhe po ndiejnë nga afër bukurinë natyrore të maleve.

Është në fakt kjo e gjithë politika që ne po ndërtojmë që pasi bëmë Rilindjen Urbane në qytet, ne të zhvillojmë rilindjen rurale duke ndërtuar pole të zhvillimit të zonave tona rurale ku kemi të kombinuara bukuritë e natyrës por edhe prodhimet e vendit dhe argëtimet për turistët.

Numri i turistëve të huaj që po vjen gjithmonë e më shumë në rritje për një turizëm që edhe ne që jetojmë në Shqipëri nuk kishim informacion. Dhe ka kaq shumë turistë nga Austrialia, Franca, Hollanda që ndjekin turizmin tuaj dhe që tregon se ka shumë nevojë për promovim, ka shumë nevojë për mbështetje, dhe ka shumë nevojë që Shqipëria të shndërrohet në një destinacion të vërtetë turistik  europian. Mendoj që Gjirokastra përvec bukurisë së natyrës dhe të kalasë i duhet afruar shumë edhe ky lloj turizmi që është turizmi familjar./CNA.al

Lajmet e fundit nga