Ju tregojmë mënyrat si të bëni screenshot nga Snapchat-i pa e vënë re askush! – CNA
Connect with us

Life Style

Ju tregojmë mënyrat si të bëni screenshot nga Snapchat-i pa e vënë re askush!

Publikuar

-

Një nga problemet që lindën me përhapjen e rrjetit social Snapchat ishte fakti që nëse do të bëje screenshot ndonjë postim, personi që e kishte postuar këtë njoftohej menjëherë për veprimin.

Kjo ka shkaktuar mjaft herë edhe telashe te njerëz të ndryshëm, të cilët janë futur në konflikt për faktin pse njëri duhet t’i bënte screenshot tjetrit.

Por ne po ju “shpëtojmë” nga kjo vuajtje dhe po ju tregojmë disa nga mënyrat sit ë bëni screenshot dhe askush të mos e marrë vesh.

 

  1. Përdorni telefonin e dikujt tjetër

Kjo, në fakt, është një mënyrë që është e njohur gjerësisht. Thjesht merrni celularin e një miku dhe bëjini foto apo video postimit apo postimeve që doni të ruani.

 

  1. Screenshot dhe ç’instalim!
  • Hapni foton dhe prisni sa të bëhet e gjitha e qartë.
  • Fikni valët e celularit, Ëi-Fi dhe Bluetoothin dhe bëni screenshot.
  • Dilni nga Snapi dhe ç’instaloni aplikacionin.
  • Jepini restart telefonit dhe instaloni dhe njëherë programin.
  • Violaaa! Keni një screenshot dhe askush nuk e di!

 

  1. Përdorni një regjistrues.

Ka mjaft programe që janë falas dhe ofrojnë regjistrimin e ekranit të telefonit tuaj. Mjaft të ndizni këtë program, të hapni foton që doni apo videon, të regjistroni sa të doni dhe më pas fikni vetëm regjistruesin.

Kaq mjafton për të pasur atë që ju dëshironi në galeri.

Aktualitet

“S’je ti e bukur”/ Aulona Musta “shpërthen” keq ndaj ndjekësit

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale. Pothuajse çdo moment të ditës së saj ajo e ndan me në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundi moderatorja ka publikuar një foto ku krahas saj shkruan: “Eshte tmerr i madh te dalesh me mua per kafe…pasi do te ta “nxi” jeten duke t’u lutur te cohesh te me besh foto, do vazhdoj te ta “nxi” duke te te larguar deri ne 1 km nga vendi i kafese me pretekstin “ja sa te gjejme nje vend tamam, se keto s’jane gje… nxirja vazhdon me fazen merr 123456789 poza qe ndryshojne ne asgje nga njera tjetra…per ta mbyllur me nxirjen me te keqe, ate te padurueshmen momenti kur shikon fotot dhe me turinjte e varur thua: “pfff s’me pelqen asnjera”, nderkohe qe personi qe ke perball dhe qe harxhoi gjysmen e kohes se kafes me ty, pasi degjon kete fjali eshte gati te te hedhi para makines se pare qe eshte duke kaluar… (Sot ky njeriu ishte mami, zakonisht eshte burri 🤣🤣🤣)”.

Pas këtij statusi, një nga ndjekësit e saj ka komentuar duke ofenduar moderatoren: “Je ti e pa bukur”. Por duke njohur karakterin e Aulonës ky koment nuk ka kaluar pa replikë nga ana e saj e cila i kthehet: “Tha një kokëcepsh”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pamje magjike/ Fotot mahnitëse nga “ajri” që do t’ju lënë gojëhapur

Publikuar

-

Fotot e shkrepura në momentin e duhur janë tepër mahnitëse për syrin e njeriut. “BrightSide” ka listuar 11 fotot më të bukura të kapura nga ajri dhe më pas i ka bashkuar në albume, duke servirur pamje magjike.

Për më tepër shijoni imazhet e mëposhtme…
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sot të gjithë me sytë nga qielli/ Çfarë do të ndodhë gjatë mesnatës?

Publikuar

-

Sot do të jetë një natë e veçantë për adhuruesit e eklipseve. Eklipsi i Hënës pritet të ndodhë në orën 22:00 i cili do të jetë tërësisht i dukshëm në të gjithë Italinë.

Ndërsa momenti më i rëndësishëm konsiderohet ora 23:30, momenti kur Hëna do të errësohet tërësisht nga hija e Tokës dhe do te zgjase deri në orën 2 të mëngjesit.

Edhe pse bëhet fjalë për një eklips të pjesshëm Hëna gjithsesi do të duket kuqe. Fenomeni mund të shihet me sy të lirë pa patur nevojën e syzeve të veçanta.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending