LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti socialist tallet keqazi me Lali Erin

24 Maj 2018, 17:07, Aktualitet CNA
Ish-deputeti socialist tallet keqazi me Lali Erin

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani është tallur keqazi me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Harasani ka reaguar në lidhje me vizitën që Veliaj zhvilloi në Holandë, për të cilen u tha se qëllimi ishte prezantimi te autoritetet holandeze i Shqipërisë europiane dhe reformave që ajo ka ndërmarrë, për të merituar hapjen e bisedimet për anëtarësimin në BE.

Harasani ndërsa ironizon këtë vizitë të Veliaj, shkruan se ?fjala e Veliaj ka peshë po aq sa e dy hidraulikëve?.

?Dola te pi nje kafe ketu afer shpise ne Brooklyn. Shoh dy shoke qe punojne hidraulike. Jane nga Shqiperia e mesme dhe kane rreth tre dite e kater ore qe u duket vetja qe jane biznes i madh. Me pyeten a njoh njeri ne media ne Shqiperi! U thashe qe njoh por jo si me pare dhe i pyeta si mund ti ndihmoj?

Me kerkuan ti nxjerr ne media qe jane takuar me njeri tjetrin per te lobuar per Integrimin e Shqiperise ne EU.

U thashe qe jane te cmendur por mu kthyen gjithe seriozitet: po pse vella Griselden, kryeTarin e bashkise Tirane e nxjerrin? Ai ka po aq shkolle sa ne me thane. Dhe me e rendesishmja per ate e qethin po aq sa per ne! Cti thoja?????-shkruan Harasani në postimin e tij.

Lajmet e fundit nga