LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Armina Mevlani e paska zgjedhur fustanin e nusërisë dhe ne i kemi fotot

24 Maj 2018, 07:37, Lifestyle CNA
Armina Mevlani e paska zgjedhur fustanin e nusërisë dhe ne i kemi

Armina Mevlani do të jetë nusja e famshme e radhës që do të lidhë kurorë. Por për dasmën e saj do të na duhet të presim dhe një vit. Të paktën kështu ka thënë Armina e ftuar në emisionin ?Top Show Magazine? mbrëmjen e djeshme.

Bukuroshja shqiptare ndau disa detaje të reja në lidhje me ceremoninë dhe look-un e saj. Dy ditë më parë ajo tha për ?Pop Culture? se ka parashikuar të veshë dy fustane nusërie.

E pyetur nga gazetarja nëse do të zgjidhte një fustan madhështor apo një pas trupit, Armina tha: ?Të dy, një fustan madhështor dhe një sirenë?.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme ajo tregoi sesi e imagjinon fustanin e parë madhështor dhe do të jetë i ngjashëm me atë të aktores amerikane. Grace Kelly, e cila u martua me Princin Rainier III të Monakos më 19 prill 1956.

?Më pëlqen fustani i Grace Kelly-t por nuk e di sesi do e përshtas, varet dhe sesi e ndjen veten më mirë?.

Sa i përket shijes së partnerit Shkëlzen Berisha për fustanin e bardhë, Armina tha se e kanë përcaktuar, por do ta mbajnë sekret deri në momentin që do ta shohim.

Lajmet e fundit nga