Connect with Us

Skenari i PD/ Ja çfarë do ndodhë nesër në Kuvend

Politikë

Skenari i PD/ Ja çfarë do ndodhë nesër në Kuvend

Publikuar

-

Me 26 maj në orën 11:00 pritet të fillojë protesta e opozitës, e cila kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mësohet se PD po vijon përgatitjet e protestës, ndërsa kreu i opozitës, Basha mblodhi sot grupin parlamentar dhe më pas krerët e degëve, ku ka folur shkurt lidhur me aksionin e të shtunës.
Burimet bëjnë të ditur se Basha ka kërkuar të shpërndahen fletëpalosje me mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij.

Në fletëpalosjet që do iu shpërndahen qytetarëve, shfaqen ministrat e qeverisë, ndërsa shkruhet se ata janë me krimin për para dhe pushtet.Ndërsa në një fletëpalosje tjetër shkruhen qëllimet e protestës së opozitës, ku ndër të tjera thuhet se aksioni bëhet për një jetë më të mirë dhe për shpresë për çdo shqiptar.

Sa i takon seancës plenare të ditës së enjte, mësohet se do të përsëritet e njëjta situatë si javën e kaluar.
Basha ka porositur deputetët e tij të bllokojnë foltoren, sapo ai të mbarojë fjalën në foltoren e Kuvendit.

LEXO EDHE:  PD pranë nxënësve të asfiksuar/ Mungojnë mjekët

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vijon lufta “dhëmbë për dhëmbë”/ Meta bën paralajmërimin “bombë”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së deputeti socialist Ulsi Manja, lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, gjë të cilën ai e cilësoi si absurde ta mendosh.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi Blushi shkruan se

“Parlamentin do e shpërndajë populli, ndërsa Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.”.

Po ashtu, ai thekson se edhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli dhe presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.

Ndër të tjera, zëdhënësi i Metës paralajmëron se do të ketë edhe disa dekrete për shpartallimin e Grushtit të Shtetit, siç e cilëson Meta kapjen e institucioneve të drejtësisë, sipas tij nga Rama.

LEXO EDHE:  PD: Qeveria ka braktisur dëshmitarët kyç në çështje të krimeve të rënda

LEXO EDHE:  Protesta/ Braçe: Opozita po cënon integritetin kushtetues

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”-shkruan Tedi Blushi.

Betimi i gjyqtarëve/ Manja i përgjigjet Metës: Donte të eklipsonte konferencën e donatorëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas takimit me Metën, Basha bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas takimit me presidentin Ilir Meta, kreu i PD, Lulzim Basha pritet që në orën 13:30 do të mbledhë në selinë blu aleatët.

Bëhet me dije se në qendër të tryezës do të jetë diskutimi i Bashës me kreun e shtetit.

Kujtojmë që në takimin e zhvilluar pak me herët, Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare./CNA.al

Përpjekja e Rilindjes për grusht shteti/ Meta thërret në zyrë Bashën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betimi i gjyqtarëve/ Manja i përgjigjet Metës: Donte të eklipsonte konferencën e donatorëve

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i është përgjigjur paralajmërimit të presidentit Meta se do të kthejë ligjin për Gjykatën Kushtetuese që i heq betimin e gjyqtarëve,

Manja u shpreh se nëse kthen dekretin, shumica do ta rrëzojë në Kuvend.

“Në fakt unë jam njohur dje me deklaratën e Presidentit të Republikës dhe me erdhi keq që presidenti zgjodhi të bëjë një deklaratë të tillë në një ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Dje ishte konferenca e donatoreve ku Shqipëria mori mbështetjen e miqve dhe partnerëve lidhur me fatkeqësinë natyrore të datës 26 nëntor dhe nuk me erdhi mirë që presidenti me një deklaratë të tillë në Tiranë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët”, tha Manja.

I pyetur nëse shumica i trembet një dekreti të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Manja e cilësoi si absurde dhe tha se do ishte atentat ndaj kushtetutës.

LEXO EDHE:  Foto-Kush është “Lulzimsi” që dështoi me Rudinën

LEXO EDHE:  Foto-Kush është "Lulzimsi" që dështoi me Rudinën

“Lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është diçka absurde ta mendosh. Besoj do të ishte shkelja më e rëndë, atentati më i rëndë që mund t’i bëhet Kushtetutës së vendit”, tha Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE