LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Cirkun Kombëtar/ Drejtori dhunon dhe kërcënon punonjësit

23 Maj 2018, 11:45, Aktualitet CNA

Një skandal ka ndodhur në Cirkun Kombëtar, ku drejtori Saimir Çili ka ushtruar presion dhe kërcënime për heqje nga puna ndaj punonjësve.

Mësohet se drejtori i këtij institucioni kulturor ka fyer dhe ka shtyrë dhunshëm artisten Irida Dori.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 pranë ambjenteve artistike të cirkut kombëtar, ku drejtuesi i tij ka ushtruar dhunë,  arrogancë dhe kërcënime të njepasnjeshme ndaj artises Irida Dori, duke e shtyrë e përplasur në dyert e institucionit.

Artistja ndihet e dhunuar moralisht nga presioni i herëpashershëm që drejtori ushtron duke e trajtuar keq.

Irida Dori shpreh shqetesimin se prej kohës që Çili ka marrë drejtimin e këtij institucioni, çdo ditë e më shumë mungon klima për të krijuar e punuar.

Ajo thotë se vetëm 3 veta vijnë në punë çdo ditë, kur institucioni  ka 37 punonjës.

Artistja deklaron se në rast presioni të vazhdueshëm do të  kërkojë dhe ndihmën e organeve kompetente duke depozituar kallëzim pranë tyre.

Ky është i disati rast që drejtori i Cirkut krijon në këto ambjente pakënaqësi tek artistët, duke i trajtuar me një klimë aspak të kenaqeshme. Sipas saj gjithmonë për tenderat e shfaqjeve të cirkut duhet të ngrihet një komision vëzhgimor nga ministria pasi ka shumë shkelje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga