LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri Haradinaj takon Papa Françeskun në Vatikan

23 Maj 2018, 15:41, Aktualitet CNA
Kryeministri Haradinaj takon Papa Françeskun në Vatikan

Pasi në ditën e parë të vizitës së tij në Vatikan, të nisur dje, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar zyrtarë të lartë të Selisë së Shenjtë, cilëve u ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani, sot ai ka patur një takim edhe me kreun e Selisë, Papa Françeskun. Takimin e ka konfirmuar për ?Zëri.info? Zyra e Kryeministrit.

Në një përgjigje, zëdhënësja Donjeta Gashi ka thënë që Kryeministri kthehet gjatë ditës së sotme në Kosovë, ndërsa ka konfirmuar shkurtimisht që ai është pritur nga Papa në një takim të mbyllur në Vatikan.

Vatikani është një prej vendeve që nuk e ka njohur Kosovën, edhe pse në të kaluarën kanë ekzistuar sinjalet pozitive në këtë drejtim.

Lajmet e fundit nga