LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi në BE/ Holanda “dush të ftohtë” Ramës

23 Maj 2018, 09:57, Politikë CNA
Integrimi në BE/ Holanda “dush të ftohtë” Ramës

?Holanda është shprehur kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?. Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi nga Komisioni i Integrimit.

Bumçi theksoi se problemet shqetësuese për autoritetet holandeze lidhen me azil kërkimin.

Sipas Bumçit, ?Holanda është shprehur kundër integrimit. Probleme reale te kahershme qe lidhen me azil kërkuesit, krimin e organizuar dhe trafiqet. Për këto kane kërcënuar për rikthimin e vizave. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe gjermania, vendi lider ne BE. Të njëjta kushte kishte gjermania ne 2016, ku përveç 5 prioriteteve kishte luftën. Kancelarja gjermane tha që nuk keni përmbushur parakushtet?, tha Bumçi.

Ndër të tjera, demokrati Bumçi u shpreh se Bundestagu gjerman po ndjek me vëmendje çështjen e ministrit Fatmirit Xhafaj, ku opozita implikon vëllain e tij në një audiopërgjim.

?Nuk ka komb pro perëndimor sa shqiptaret dhe nuk meritojnë një qeveri te zhytur në krim dhe ne droge. Sot kur ne duhet te kishim hapur me kohe negociatat. 5 vite. Asnje vend nuk eshte vonuar kaq shume?, tha deputeti.

Ndërkohë, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se Shqipëri sot është peng i krimit dhe i drogës. ?Ne e dime qe qeveria eshte dorëzuar po ne si opozite do vijojmë betejën qe shqiptaret te marrin ate qe kane 5 vjet qe presin.?, tha ajo. Ndërkohë, Vangjel Duke tha se ?nuk besoj se ka ndonjë ne mesin tone qe ndihet komod ne procesin e integrimit. Nuk duhet te harrojme se vonesa ne marrjen e statusit te vendit kandisat u pengua nga qendrimi i opozites se atehershme ne votimin e 3 ligjeve dhe nuk duhet te harrojme arsyet se opozita e atehershme ishte e pakënaqur nga zhvillimi i zgjedhjeve ne keshillin e te Fierit?.

Lajmet e fundit nga