LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuni i Fahriut “lëshon bombën”/ Kërcënon hapur qeverinë

23 Maj 2018, 09:24, Aktualitet CNA
Çuni i Fahriut “lëshon

Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, deputeti i PD, çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu ka qenë mjaft i revoltuar, duke kërkuar që komisioni të mos zhvillojë normalisht punimet.

Teksa kreu i komisionit Ulsi Manja ka kërkuar zhvillimin me qetësi, deputeti Klevis Balliu ka reaguar ashpër duke kërkuar që kolegët mos i përmendin babain dhe mos e lidhin aktivitetin e tij politik me botuesin e gazetës ?55?.

Manja i ka kujtuar Balliut se babai i tij Fahri Balliu gjatë ditës qëndron me demokratët, ndërkohë gjatë natës darkon me ministrat socialiste, ç?ka është publikuar edhe në media.

Demokrati ka thënë se pa u dëgjuar ai, komisioni nuk do të mund të zhvillojë punimet.

Gjithashtu deputeti Balliu ka kërcënuar hapur kryeministrin Rama, ndërsa tha se ?Më datë 26 maj mbaron muzika jote.?

Pjesë nga debate Manja-Balliu:

Klevis Balliu: Ka mundësi të marr fjalën? Pse ke frikë nga një pyetje. Cili nga ju mendon që është normale në një vend demokratik që ministri i Brendshem të ketë vëllain në burg për droge, na e thoni dhe ikim ne jemi dakort.

(tensione në séance, miratohet ne parim pr/ligji mes zhurmave)

Manja: Qetësi.

Balliu: Drogën e keni kthyer në sistem.

Manja: Ke tre ditë që këndon në komisionin e ligjeve si bilbil.

Balliu: Po më bilbil se ty ska, une po bëj pyetje.

Manja: Po ty s?të ka thënë ndonjëherë në jetë puna mbarë, po bën pyetje ti.

Balliu: Pse jeni kthyer në memec të gjithë, pse nuk i përgjigjeni pyetjes. Këtu duhet tëjepni përgjigje e llogari.

Manja: Vazhdoni se e keni mirë kështu. Kush është dakort me nenin 1.

Balliu: Të kanë dhënë urdhër të mos flasësh?

Balliu: A ju duket normale që vëllai i ministrit e ka vëllain të dënuar për droge.

Manja: Ju keni në krye te opozitës  një person që akuzohet për vjedhje në rrugën Durrës-Kukës?

Balliu:Gjithe ky burrë këtu nuk jep dot një përgjigje

Manja:Po më shurdhove mor burrë. E kanë marr vesh qytetaret që je deputet.

Balliu: Ti i ke nxire jeten shqiptareve, u shurdhove ti.

Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhëne analisti Fahri Balliu.

Balliu: Ikni të  gjithë se po vjen baba im këtu. E shikoni ku keni arritur të përmendni emra familjarësh.

(Balliu i bie tavolinës)

Balliu: Jeni bërë palaço. Pa folur unë këtu s?flet njeri.

Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.

Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote.

Lajmet e fundit nga