LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U akuzua si militante/ Ambrozia zbulon partinë të cilën mbështet

22 Maj 2018, 19:23, Aktualitet CNA
U akuzua si militante/ Ambrozia zbulon partinë të cilën

Gazetarja Ambrozia Meta, e ftuar në emisionin ?360 Gradë? në Ora News, ka reaguar për herë të parë pas jehonës që bëri sjellja e saj karshi kryeministrit Edi Rama.

E akuzuar si militante e një partie, Ambrozia ka thënë se partia që ajo mbështet është letërsia dhe është militante vetëm e shkrimtarit Ismail Kadare.

?Nuk kam asnjë lloj emocioni ndaj politikës dhe anjë partie politike në veçanti. Kam një parti që më është trashëguar nga familja dhe ajo është letërsia. E pranoj jam militante e Ismail Kadaresë?,- u shpreh Ambrozia.

Kujtojmë këtu se Ambrozia Meta u lakua në media pas rezistencës që i bëri kryeministrit Edi Rama, në konferencën për media që ai zhvilloi në RINAS, pas kthimit nga Sofia. /CNA.al

Lajmet e fundit nga