Connect with Us

Sekuestrohen heroinë dhe municione/ Në pranga katër të rinj

Kronika

Sekuestrohen heroinë dhe municione/ Në pranga katër të rinj

Publikuar

-

Katër të rinj kanë rënë në pranga nga policia në Berat, në kuadër të operacionit të koduar “Çelepiasi”.

Mësohet se katër të rinjtë akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat, Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike), Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike) dhe Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike).

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 17 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike.

Një  armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e shtetasit J.Q, si dhe një shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Çelepiasi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Berat.

Operacioni me metoda speciale të hetimit pas një hetimi një mujor.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.

LEXO EDHE:  Policia jep arsyet e zjarreve/ Zbulohen 35 autorë, masa të rrepta ndaj tyre

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat.
  • Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike)
  • Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike)
  • Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike)

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë në kuadër të operacionit “Çelepiasi”,  me metoda speciale të hetimit.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat nga shërbimet e policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

. 17 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike.

. Një  armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e shtetasit J.Q.

. Një shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjahut dhe armve sportive”, parashikuar nga neni 283/2 284, 134, 280 Kodit Penal

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjedia e trefishtë në Bulqizë/ Mbërrijnë në morg trupat e familjes Tola, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Publikuar

-

Nga

Kanë mbërritur në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës tre trupat e pajetë të familjes Tolaj për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Ekspertët mjeko-ligjorë, qëndruan në banesën e tyre për sa kohë grupi hetimor kreu veprimet paraprake, ndërsa janë dashur disa orë udhëtim deri në Peshkopi për shkak se fshati Ostren i Madh ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut në zonën e Gollobordës.

Tre pjesëtarët e familjes Tolaj, nëna 40 vjeçe, vajza e madhe 20 vjeçe dhe djali 15 vjeç dyshohet se humbën jetën nga asfiksia e rrjedhjes së gazit, por ekziston mundësia që asfiksimi i tyre të ketë ardhur nga mangalli apo të jenë helmuar nga ushqimi.

LEXO EDHE:  Aksidenti me vdekje në Shkodër/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  Ushtarakët në polici/ Kulluri "shuplakë" Lleshajt

Mësohet se drejt Peshkopisë është nisur një ekip i ekspertizës mjekoligjore që do të asistojë në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në familjen Tola/ Asfiksia mund të ketë ardhur nga soba me dru

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ditë së sotme në Bulqizë, ku tre persona, anëtarë të një familje humbën jetën, si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndërsa vajza e vogël 14 vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Grupi i ekspertëve i cili ka shkuar në banesë për të bërë verefikimet lidhur me shkaqet e ndarjes nga jeta të nënës me dy fëmijët, ka hedhur dyshime që vdekja mund të ketë ardhur nga soba me dru, dhe jo bombula e gazit.

Nga verefikimet, bombola e gazit e cila ndodhej në ballkon, ka  rezultuar të ishte e mbyllur me siguresë, ndërsa në banesë nuk është ndjerë erë gazi, çka heq dyshimet e tyre se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.

“Kjo në foto është bombola e gazit në shtëpinë e familjes Tola në Bulqizë e gjetur nga grupi i ekspertëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI. Ajo ka qenë në pjesën e ballkonit të banesës. Kjo bombol mban rreth 10 litra gaz por në momentin kur është gjetur nga ekspertët ka rezultuar me 5 litra por me siguresë të mbyllur. Ndërkohë në pjesën e brendshme të shtëpisë në një dhomë të vogël grupi i ekspertëve ka evidentuar një sobë drush çka ka bërë që të dyshojnë që vdekja e anëtarëve të familjes Tola të ketë ardhur si pasoje e sasisë së madhe të druve dhe mbushjes së dhomës me sasi të madhe tymi.

LEXO EDHE:  Atentati në Lushnje/ Policia identifikon autorët

LEXO EDHE:  Policia jep arsyet e zjarreve/ Zbulohen 35 autorë, masa të rrepta ndaj tyre

Gjithashtu ekspertët e ISHTI thonë që në momentin që kanë shkuar në banesë por edhe nga komunikimet me fqinjët nuk kanë ndjerë erë gazi. Fakti që bombola e gazit ka qenë me siguresë të mbyllur i bën ata të presin rezultatet e ekspertizës për të dhënë përgjigjen e saktë sa i takon arsyes që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të familjes Tola në Bulqizë”, bën të ditur ISHTI përmes një njoftimi për mediat.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të dehur në timon dhe pa patentë/ Ndalohen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe pa patentë.

“Policia Rrugore e Qarkut Gjirokastër ka shtuar masat për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe shkeljet të cilat janë burim aksidenti, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

LEXO EDHE:  Sekuestrohet kokainë në kavanoz/ Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

LEXO EDHE:  Aksidenti me vdekje në Shkodër/ Policia jep detajet

L., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

B., 32 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin Përmet-Këlcyrë u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE