LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbani dietë?/ Hiqni dorë menjëherë pasi ju shkakton diabet

22 Maj 2018, 20:30, Lifestyle CNA
Mbani dietë?/ Hiqni dorë menjëherë pasi ju shkakton diabet

Nga të gjitha llojet e dietave ajo më e rrezikshmja është ajo që ka hapësira të mëdha mes vakteve. Ju qëndroni për orë të tëra pa ngrënë, duke menduar se do dobësoheni, por kjo në fakt ju shkakton efekte anësore të rrezikshme.

Këto dieta ju ndihmojnë vetëm në përkeqësimin e insulinës, dhe ju çojnë në krijimin e diabetit.

Përpara se të ndjekin një regjim të tillë ushqimor, njerëzit duhet të dinë se çfarë pasojash po marrin përsipër.

Pavarësisht humbjes së peshës, dietat e ?agjerimit? dëmtojnë pankreasin, shkaktojnë diabet dhe probleme të tjera shumë serioze për shëndetin.

Njerëzit mbipeshë, zakonisht zgjedhin të tilla dieta (ku iu duhet të qëndrojnë shumë kohë pa ngrënë), për tu dobësuar shpejt, por duhet të marrin parasysh se pasojat janë potencialisht shumë serioze.

Lajmet e fundit nga