Connect with Us

Kryeministri drejt Prokurorisë/ Krimet e Rënda thërrasin Ramën

Aktualitet

Kryeministri drejt Prokurorisë/ Krimet e Rënda thërrasin Ramën

Publikuar

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis fletë thirrje Edi Ramës, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, ndërkohë kryeministri hedh “bombën” në oborrin e selisë blu: “Pas 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës nga policia e Ministrit Fatmir Xhafa fshihen drejtues të lartë të PD-së. “Audio incizimi”, sajesë dhe hakmarrje e PD-së”

Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton me intensitet për “audioincizimin” e servirur publikut prej PD-së. Dje ishin për dëshmi deputetët Enkelejd Alibeaj, Edvin Saliani, ish-ministri Gazmend Bardhi, dëshmitari “X”, Albert Veliu dhe deri te gazetari që mori përsipër përgjimin, Jetmir Olldashi. Pritet ti shkojë fletëthirrja edhe Lulzim Bashës. Por veç palës akuzuese dhe autorit që bënë përgjimin, në Prokurori pritet të thirren dhe përfaqësuesit e mazhorancës, konkretisht kryeministri Edi Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që në hetime do të dëshmojnë gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë çështje delikate. Ndërkohë janë firmosur fletë thirrjet për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Fletëthirrjet janë në cilësinë e dëshmitarit që ka dijeni për ngjarjen e cila mbetet objekt hetimi penal. Ndonëse formalisht teksti I fletë thirrjes shkruan se “ne rast mosparaqitje do të merreni forcërisht nga policia…”.

Veç akuzave të PD, kryeministri Edi Rama u përfshi në ngjarje në momentin që deklaroi në cilësinë e kreut të qeverisë dhe kreut të Partisë Socialiste qëndrimin e tij ku hodhi poshtë audio-përgjimin si të falsifikuar dhe të pavërtetë.

Më datë 16 maj 2018 kryeministri Rama i kthyer me urgjencë nga takimi me Presidentin francez Emanuel Macron foli, ndër të tjera, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS për sulmet ndaj ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndër të tjera kryeministri tha se “… qoftë nga përgjigja që unë kam marrë nga analiza shkencore e materialit audio, qoftë informacionet e grumbulluara nga burimet e referuara më lart, prej të cilave nuk ka asnjë indicie të asnjë veprimtarie të paligjshme të vëllait të ministrit të Brendshëm, nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive, sepse ne nuk jemi njësoj, nuk jemi si ata dhe kjo është e vërteta që ne respektojmë. Që do të thotë se më mjaftojnë mua si Kryeministër për të krijuar bindjen që ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të kryejë detyrën, por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente, nevojën urgjente për një hetim shterues të prokurorisë. Sepse mua në këtë rast më takon gjykimi politik, por jo ai ligjor e ai penal. Në asnjë rast”.

Çështja është bërë shumë e ndjeshme, pasi PD insiston se ka shkelje të ligjit duke akuzuar vëllain e ministrit si të përzier në drogë. Nga ana tjetër PS-ja dhe zyrtarë të lartë të qeverisë i mohojnë në mënyrë kategorike akuzat e PD. Prova më e fortë që kryeministri dhe gjithë mazhoranca përmendin është analiza laboratorike e përgjimit të pretenduar nga PD. Në mënyrë zyrtare nuk ka asnjë dokument të publikuar për këtë analizë, por deklarimet e kryeministrit flasin se kemi të bëjmë me një falsifikim flagrant, sipas tij. Nëse ky pretendim i mazhorancës do të vërtetohet edhe nga analizat ligjore të Prokurorisë për Krimet e Rënda, atëherë gjithë fushata e PD rrezikon të kthehet në mashtrimin më të madh ndaj opinionit publik.

LEXO EDHE:  “Një tallje ekzemplare”/ Zbulohet mashtrimi i Ramës dhe Nikollës

Një mashtrim ndaj të cilit PD nuk do të paguajë vetëm koston morale, por edhe atë ligjore. Në këtë denoncim të PD ka mjaft gjëra që nuk rakordojnë duke nisur që më autorin e përgjimit që fillimisht u prezantua si “material” ekskluziv i PD nga Salianji. Më pas u servir me logon e partisë nga Lulzim Basha, derisa në skenë doli identiteti i dëshmitari “X” Albert Veliu. Por edhe ky i fundit tha se nuk e kishte bërë përgjimin duke ia lënë autorësinë gazetarit Jetimir Olldashi. Të gjitha këto të panjohura lidhur me këtë denoncim pritet të marrin përgjigje nga hetimi i prokurorisë. E njëjta gjë vlen dhe për të kundërtën, pra nëse mazhoranca po luan bllofin dhe gjithë fushata mbrojtëse e Edi Ramës nuk provohet me fakte. Nëse mazhoranca del bllof me këtë mbrojtje, atëherë qeveria ndodhet para një skenari apokaliptik që nuk ndalon vetëm te vëllai i ministrit, por merr gjithë qeverinë.

Për shkak se ky hetim është më i rëndësishmi i viteve të fundit për Prokurorinë tani është koha të tregojë se mbi interesat e partive qëndron ai i vendit. Janë një sërë pyetjesh që presin përgjigje sa më parë dhe para ditës kur është dhe protesta e opozitës. Deri të shtunën ka vend për logjikën e fakteve që rrëzojnë pretendimet e PD, më pas në protestë është logjika e turmës.

Por mbrëmë kryeministri nga Gjirokastra tha për gazetaren Mirela Milori se nuk ka asgjë të vertetë në këtë histori e cila është e sajuar fund e krye. Por kjo duhet dëshmuar para prokurorisë, ndaj e kanë thirrur në prokurori. Megjithatë kryeministri po nga Gjirokastra ka lëshuar një bombë kur tha se “Pas 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës nga policia e Ministrit Fatmir Xhafa fshihen drejtues të lartë të PD-së. “Audio incizimi”, sajesë dhe hakmarrje e PD-së”.

Tashmë më këtë hetim njera forcë politike do të digjet para opinionit publik. Cila do të dalë se gënjen, ikën nga besueshmeria e publikut duke rënë në humnerë, shkruan gazeta ‘Koha Jonë”.

Cila parti, PD apo PS, po mashtron mbetet të vertetohet nga organi i prokurorisë.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Rama është kthyer në objekt tallës

LEXO EDHE:  A ka nevojë Shqipëria për një “Beppe Grillo”?/ Arjan Çani: Kemi Edi Ramën

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  A ka qenë Luli në Holandë me Ramën?!/Skandali që e dekonspiron

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” deputetit të Merkel

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: