Connect with Us

Kokaina 613 kg e sekuestruar në Maminas, i përket zyrtarëve të PD-së

Politikë

Kokaina 613 kg e sekuestruar në Maminas, i përket zyrtarëve të PD-së

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Ballan ë një dalje për mediat ka hedhur akuza të forta në drejtim të Partisë Demokratike. Balla ka përsëritur atë që u tha dje edhe nga kryeministri Rama, se 613 kg kokainë e sekuestruar pak kohë më parë në Maminas, i përket zyrtarëve të lartë të PD-së.

Ndërsa në lidhje me audio-përgjimin ndaj Xhafaj, Balla tha se “Lulzim Basha në këtë aventurë është futur nga Sali Berisha dhe garipat e tij.”

Deputeti socialist theksoi se, “Basha e ka kuptuar se ne e dimë kush është e vërteta. Bashën në këtë aventurë të rrezikshme e ka futur Berisha për shkak të 613 kg kokainë të fshehura nën banane. Prisni dhe do shihni për lidhjet e personave të akuzuar me persona të niveleve më të larta të PD.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U plagos nga shkëmbimi i zjarrit me Fatmir Kolecajn/ Komandanti i FNSH me urgjencë drejt Traumës

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e nodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku autori i vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj, hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas vrau veten

Sipas Ballkanweb, nga të shtënat me armë zjarri nga Kolecaj ka mbetur i plagosur Komandati i Njësisë së FNSH në Shkodër, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Kujtojmë se Fatmir Kolecaj ishte shpallur në kërkim, pasi mbrëmjen e 25 shkurtit ekzekutoi në oborrin e shtëpisë së tyre ish-bashkëshorten 36 vjeçare dhe vëllanë e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta e 2 marsit/ Ngjela: Meta do marrë paralajmërim juridik nga NATO dhe Uashingtoni

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela thotë se ajo që Meta paralajmëron se do të kryejë në datën 2 mars të këtij viti, është krim kundër rendit kushtetues.

Sipas Ngjelës, Meta do të marrë paralajmërim juridik nga NATO dhe nga Uashingtoni për aktin e bllokimit mafioz të shtetit shqiptar

“Çekuilibrimi mendor i një presidenti që dekreton në rrugë një akt agresiv kundër shtetit që drejton, arrestohet në çast. Kjo që po ndodh në Shqipëri është një rast vulgar. Por, gjithsesi, kërkon ndëshkim të menjëhershëm, jo se ky president krijon rrezik për cënimin e rendit juridik, por sepse zhvlerëson karakterin serioz dhe të paprekshëm të shtetit dhe të rendit juridik në një vend që është anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Meta aktualisht është në procedurë shkarkimi. Ky proces, e ka sjellë atë në një pështjellim mendor frike. Kjo është arsyeja që Meta kërkon të kalojë, nga Presidenti i Shtetit të Shqipërisë, në presidentin e anarkisë shqiptare”, shkruan Ngjela.

Sipas tij, ky është çekuilibrim mendor; por, i një presidenti, që, nën këtë trysni, vjen dhe kryen një krim kundër rendit juridik.

LEXO EDHE:  Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet/ Basha i dhuroi 61 bashki në tavolinë

LEXO EDHE:  Ish-ministret e Bashës padisin Sekretarin e Përgjithshëm të Sali Berishës

Avokati ngre pyetjen “a do ta ndërmarrë SPAK-u këtë akt, si kompetent që është, për procedimin penal kundër Presidentit të Republikës?”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita në Rusi dhe nisma për shkarkimin e Metës/ Nano kritikon Ramën

Publikuar

-

Nga

Mustafa Nano

Analisti Mustafa Nano deklaroi mbrëmjen e sotme se qeveria do të ndërtojë teatrin e ri me donacionet e mbledhura për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nano përmendi deklaratat që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë bërë për teatrin, teksa kujtoi se ata kanë thënë se për ndërtimin duhej një PPP.

“Kam përshtypjen se qeveria ka menduar të përdorë një pjesë të vogël të parave që do të merren si donacione. Ndihma ishte e madhe, ndërsa vlera e ndërtimit të teatrit të ri është një nënfish i vogël i saj, ndoshta shkon te 50 milionë euro. Atyre u ka shkuar mendja të përdorin një pjesë të fondit”, u shpreh ai.

Analisti theksoi se e sheh me optimizëm këtë gjë, pasi pretendon se projekti jashtë duarve të privatit nënkupton një teatër pa kulla.

“E prita me gëzim sepse e di që na duhet një teatër i ri, por jo një kompleks kullash. I kam ndjekur opinionet dhe ideja se teatri i vjetër ka vlera kulturore dhe arkitektonike nuk më kanë bindur shumë. Ajo ndërtesë nuk ka ato vlera që ia atribuojnë. Nuk ndiej dhimbje nëse prishet për të ndërtuar një teatër modern”, nënvizoi ai.

Mustafa Nano foli në studion e Tema Tv edhe për vizitën e kryeministrit Rama në Rusi.

LEXO EDHE:  Ish-ministret e Bashës padisin Sekretarin e Përgjithshëm të Sali Berishës

LEXO EDHE:  Basha: Azem Hajdari vazhdon të na ndriçojë rrugën

“Unë mendoj se kjo është gjuha që duhej të përdorte atje. Unë e di që Rusia nuk bën pjesë te miqtë e Shqipërisë. Rusia ka ndihmuar popullsitë sllave. Shqipërinë e ka pasur si një etni për të cilën ka menduar se nuk duhet të ekzistojë. Rusia nuk bën pjesë te miqtë tanë, por gjuha jonë duhet të jetë elegante”, tha ai, teksa theksoi se kjo mënyrë komunikimi e kreut të qeverisë është shumë e ndryshme në Shqipëri.

“Sapo fola për elegancë. Një mënyrë e tillë të foluri bie ndesh me të. Debati publik në Shqipëri e lëndojnë eksponentët e rëndësishëm të politikës, sidomos Rama. Është një lloj gjuhe vulgare, në Tiranë e Prishtinë. Përdoret shumë patriotizmi. Është e vërtetë thënia që patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve”, tha ai.

Ndërkohë për nismat e shkakimit të presidentëve të Shqipërisë dhe Kosovës nga dy qeveritë, Nano deklaroi se janë të gabuara.

“Është e njëjtë situata. Në të dy rastet veprohet gabim. Këtu gabon maxhoranca dhe Rama që duan ta shkarkojnë presidentin. Është diçka pa precedent. Ai është i blinduar në mandatin e tij. Ai hiqet vetëm kur çmendet ose i provohet tradhtia ndaj atdheut. Në këtë kuptim, mendoj se është e gabuar sepse krijohet precedent. Nuk mendoj se situata e sotme e ka legjitimuar këtë ngut”, u shpreh analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE