LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për vrasjen e Artan Cukut/ "Krimet e Rënda" përfshihen në skandal

22 Maj 2018, 14:30, Kronika CNA
Hetimet për vrasjen e Artan Cukut/ "Krimet e Rënda"

?Ne i kemi mbyllur ato hesape, kanë ardhur kanë bërë benë, sipas zakoneve që kemi pasur?.

Kjo është deklarata e prindërve të Bujar Dakës i cili në prill 2017 u shpall në kërkim për dyshimet se kishte porositur vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

Pavarësisht se më pas u identifikuan si porositës, persona të tjerë për të cilët u vendos masë arresti në mungesë, Bujar Daka u harrua nga prokuroria për një vit rresht në listën e të kërkuarve, madje iu mbajtën pa të drejtë edhe sendet personale.

Atij iu shkelën të drejtat duke iu ndaluar të dalë jashtë vendit pa arsye, edhe pse ai nuk ishte më një i dyshuar.

Top Channel kërkoi informacion në datën shtatë maj mbi këtë shkelje të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por informacioni u përcoll tej afatit 10 ditor të caktuar nga ligji për të drejtën e informimit.

Edhe pse ndërkohë kishte marrë prej muajsh një masë sigurie për të dyshuarit e vërtetë të vrasjes së Artan Cukut, prokurori i çështjes Henrik Ligori shpjegon se edhe vëllezërit Daka kanë qenë të dyshuar për vrasjen e kryekomisarit .

Me këtë shpjegim kontradiktor prokuroria justifikohet se përse u mbajtën të sekuestruara sendet personale të Bujar Dakës dhe përse ai qëndroi në kërkim tej çdo afati dhe pa shkaqe të bazuara.

?Në përfundim të hetimeve, Z.Bujar Daka iu kthyen sendet e sekuestruara. Ai i paraqiti prokurorit vetëm shqetësimin se figuronte ende në kërkim dhe pengohej të lëvizte drejt Malit të Zi. Nga ana e prokurorit, u telefonua menjëherë Z.Ibrahim Hoxha, oficer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili informoi se kreu të gjithë praktikën e nevojshme të heqjes nga kërkimi në sistemin e Policisë së Shtetit?, thuhet në dokument.

Pas kësaj përgjigjeje pyetja që ngrihet është, kush i mbron të drejtat e qytetarëve atëherë kur atyre u shkelen garancitë që u ofron ligji?

 

Lajmet e fundit nga