LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit 70-vjeçarja: Jam 6 muajshe shtatzënë!

22 Maj 2018, 10:50, Lifestyle CNA
Habit 70-vjeçarja: Jam 6 muajshe shtatzënë!

Maria De Luz është 70-vjeçarja nga Sinaloa e cila pretendon se është 6 muajshe shtatzënë.
E moshuara do të bëhet nënë për herë të tetë, nëse gjithçka që ajo thotë, provohet si e vërtetë.

Ajo u ka konfirmuar gazetarëve se është më të vërtetë shtatzënë duke i treguar skanimet me ultra tinguj.

70-vjeçarja i ftoi ata në shtëpinë e saj dhe u rrëfeu:

Më kanë thënë se është një vajzë. Shikoni, ju mund të shihni fytyrën e saj të vogël. Kam të vjella dhe marramendje. Kam bërë rreth 10 ultratinguj në një klinikë private dhe në spitalin publik. Mjekët nuk mund ta besonin?.
Rekordin si gruaja më e vjetër që ka lindur në moshën 66-vjeçare e mban Maria del Carmen Bousada de Lara e ndërsa shtatzënia e 70-vjeçares rezulton e vërtetë, ajo do jetë gruaja më e moshuar në botë që lind fëmijë dhe do e thyejë rekordin e mëparshëm.

Lajmet e fundit nga