LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gafa e Taulant Ballës/ Ngatërron kokainën me heroinën

22 Maj 2018, 11:58, Politikë CNA
Gafa e Taulant Ballës/ Ngatërron kokainën me heroinën

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur se audio-përgjimi që ka publikuar PD ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i stisur dhe se nuk ka pasur asnjë bisedë mes ?Dëshmitarit X? dhe Agron Xhafës.

Balla tha se kjo bëhet për të mbuluar faktin se sipas tij, sekuestrimi i sasisë rekord të drogës në Durrës që u kap pak kohe më parë në Durrës, ka lidhje me njerëz të rangut më të lartë në PD.

Por, vec akuzave të forta në drejtim të PD, Balla bëri dhe një gafë, të cilen as nuk mori mundimin ta korrigjojë. Deputeti socialist, ngatërroi kokainën me heroinë.

?Nuk ka patur bisedë mes Babales dhe vëllait të ministrit. Prokuroria të bëjë sa më shpejt ekspertizën sepse po rrezikohet autorësia e përgjimit dhe po ngelet jetim. Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme me Babalen është futur nga Berisha dhe gripat e tij për një arsye që ka të bëjë me 613 kg heroinë të kapur ne Durres.?-tha Balla.

Por, mesa duket Balla nuk e di që sasia rekord e drogës e kapur në Durrës, ishte kokainë dhe jo heroinë.

Madje, Balla e ka përsëritur sërish, ndërsa tha ?Prisni e duroni, ditët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg heroinë me persona të rangjeve më të larta të PD. Historia e përgjimit po dëmton Shqipërinë në rrugën drejt integrimit?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga