Dhunoi të miturin 9-vjeçar/ Mamaja kallëzon mësuesen kujdestare

22 Maj 2018, 10:34, Aktualitet CNA
Dhunoi të miturin 9-vjeçar/ Mamaja kallëzon mësuesen

Një mësuese në Belsh është kallëzuar penalisht nga mamaja e një nxënësi nën akuzën se ka dhunuar fizikisht fëmijën e saj 9-vjeçar.

Policia bën me dije se mësuesja e kallëzuar shtetasja E. D, banuese në Elbasan, ka dhunuar fizikisht të miturin K. B., 10 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 21.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. H, banuese në Kajan bashkia Belsh, se djali i saj K. B., 10 vjeç, në ambientet e shkollës 9 vjeçare te fshatit Kajan, është dhunuar fizikisht nga mësuesja kujdestare e klasës shtetasja E. D, banuese në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga