LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjen në jetë bebja e parë në ishull pas 12 vitesh

21 Maj 2018, 20:30, Kuriozitete CNA
Vjen në jetë bebja e parë në ishull pas 12 vitesh

Një ishull i largët brazilian në Atlantik, në të cilin është i ndaluar me ligj sjellja në jetë e fëmijëve, ka festuar për një ngjarje ?historike?: ardhjen në jetë të bebes së parë në 12 vitet e fundit.

Fernando de Noronha, ishulli që gjendet 370 km larg qytetit Natal, ka rreth 3.000 banorë, por asnjë maternitet. Nënave që planifikojnë të sjellin në jetë një fëmijë u kërkohet të udhëtojnë në tokën kontinentale për të lindur foshnjet.

Por, gruaja, e cila nuk dëshiron të identifikohet, solli në jetë një vajzë ditën e shtunë në ishull. Ajo justifikohet se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë, ndërkohë që mbeti pa fjalë nga ngjarja. Nëna besohet të jetë 22-vjeçare.

Për të festuar lindjen e rrallë, banorët lokalë kanë nisur të ndihmojnë familjen përmes dhurimit të rrobave për beben femër.

 

Lajmet e fundit nga