Connect with Us

Përkujtimi i revoltës së Spaçit/ Basha: Pasardhësit e krimit komunist …

Aktualitet

Përkujtimi i revoltës së Spaçit/ Basha: Pasardhësit e krimit komunist …

Publikuar

-

Në përkujtim të 45-vjetorit të revoltës së Spaçit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kthyer vëmendjen tek vuajtjet e të persekurtuave në kohën e komunizmit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka sulmuar qeverinë , duke thënë se sot Shqipëria është në pikën më kritike të saj.

Basha shkruan se “Pasardhësit e krimit komunist në bashkëpunim ne krimin e organizuar dhunojnë lirinë e zgjedhjes, dhunojnë lirinë e pronës, vjedhin dhe shkatërrojnë çdo ditë shpresën që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në vendin e vet, dhe kështu po e izolojnë Shqipërinë duke na mbyllur derën e Perëndimit, dhe duke u kthyer në pengesën e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa!”

Në fund të postimit të tij, Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’ju bashkohen protestës së 26 majit.

Postimi i plotë:

 

45 vjet më parë, në burgun famëkeq të Spaçit, në kulmin e diktaturës komuniste, një grup shqiptarësh dhanë një provë madhështore të mbijetesës, qëndresës dhe shpresës. Atëherë kur retë e zezë të diktaturës kishte mbuluar Shqipërinë, e nuk kishte më shpresë e besim se një ditë do të kishte liri, burrat trima brenda burgut të Spaçit ngritën krye.

Me kurajo të paimagjinueshme, ata morën për dy ditë nën kontroll burgun, ata treguan se liria fitohet dhe mbahet vetëm me sakrificë.

45 vjet pas revoltës së Spaçit Shqipëria është në pikën më kritike të saj! Xhelatët e Spaçit dhe pasardhësit e tyre, qeverisin vendin bashkë me krimin dhe po ia vrasin pak nga pak çdo ditë lirinë dhe shpresën shqiptarëve.

Pasardhësit e krimit komunist në bashkëpunim ne krimin e organizuar dhunojnë lirinë e zgjedhjes, dhunojnë lirinë e pronës, vjedhin dhe shkatërrojnë çdo ditë shpresën që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në vendin e vet, dhe kështu po e izolojnë Shqipërinë duke na mbyllur derën e Perëndimit, dhe duke u kthyer në pengesën e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa!

LEXO EDHE:  “Nuk është koha për foto të përbashkët të politikanëve”/ Paloka tregon detyrimin e qeverisë

Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin, nëse do të lejojnë pasardhësit e xhelatëve të Spaçit të na sundojnë nën fasadën e demokracisë apo do të ngrihemi të gjithë bashkë për të çliruar vendin nga bashkëqeverisja me krimin!

Partia Demokratike është gati ta udhëheqë dhe ta fitojë këtë betejë bashkë me shqiptarët që nuk duan ta lënë të ardhmen e fëmijëve të tyre në duart e krimit!

Së bashku e udhëhoqëm dhe e fituam betejën për të larguar nga parlamenti dhe qeverisja vrasësit, trafikantët, përdhunuesit!

Së bashku ia dolëm të ndërgjegjësojmë SHBA dhe Bashkimin Europian se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria u kthye në vendin kryesor të prodhimit dhe trafikut të drogës, se Ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës!

Tani shqiptarët dhe mbarë bota kanë parë se si Ministri aktual i Brendshëm me mbështetjen e Kryeministrit, mundësonte, mbronte dhe tani mbulon veprimtarinë kriminale të vëllait të tij, bos i trafikut të drogës në Vlorë.

Nuk ka një ditë më domethënëse se 45 vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit,
që e do drejtësinë e vërtetë ku të gjithë janë të barabartë para ligjit,
që do ta çlirojë shpresën dhe ëndrrën për Shqipërinë Europiane nga qeveria më anti-europiane,
të bashkohemi të shtunën në protestën kombëtare të 26 Majit!

Është koha të mos e lëmë më fatin tonë në duart e krimit!

Nderim përjetë Heronjve Kryengritës të Revoltës së Spaçit!
Zoti bekoftë shpirtin e tyre dhe çdo shqiptar që ngrihet kundër së keqes!
Zoti e bekoftë Shqipërinë! /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rindërtimi/ Gazment Bardhi nxjerrr bllof Ramën: Koha e mashtrimeve të tij ka mbaruar

Publikuar

-

Nga

Votat e administratës, PD nis monitorimin/ Zbulohen porositë e Bardhit për degët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe bilancit të këtij të fundit për rindërtimin në durrës.

Bardhi e cilëson rindërtimin si një ndër dështimet më të mëdha të qeverisë Rama, ndërsa thekson se nuk janë mbajtur pretimet.

Demokrati ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit dhe paralajmëron se Koha e Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar .

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.

Më konkretisht:

Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!”, shkruan Bardhi krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse i beson vaksinës anti-Covid, ndonëse ajo ka deklaruar se nuk ka besim te virusi.

Kryemadhi tha se e beson dhe është pro saj, ndërsa inkuroi të gjithë qytetarët që ta bëjnë.

Ajo theksoi në emsionin “Zonë e Lirë” se në momentin që vaksinat licensohen, nuk janë më marketing dhe sipas saj nuk përfitohet në kurriz të njerëzve.

Unë i besoj shkencës së mjekësisë dhe i besoj institucioneve, siç është FDA në SHBA dhe agjencisë për licencimin e vaksinave, agjencia europiane. Sigurisht që i besoj vaksinës, unë kur bëj thirrje për të bërë vaksinën për kancerin e qafës së mitrës, normalisht jam pro vaksinës dhe kundër bizneseve që duan të përfitojnë në kurriz të njerëzve.

Unë tashmë e kam një pak problem, pasi jam asimptomatike, sepse vaksinat janë problematike për asmiptomatikët, dhe unë e kam kaluar Covid-in si asimptomatike. Asnjë gjë nuk është. Në momentin që këto vaksina licensohen dhe nuk janë në kuadrin e marketingut, sepse që kur është regjistruar patenta e vaksinës, 4 vite para se të vinte koronavirusi”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi leksion Ramës/ Një karantinë e dytë do ishte fatale, ja si mund të shmanget

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi leksion Ramës/ Një karantinë e dytë do ishte fatale, ja si mund të shmanget

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se është kundër një karantine të dytë.

Ajo tha në emisionin ‘Zonë e Lirë’se Shqipëria është e dërrmuar nga karantina e parë dhe një karantinë e dytë do të ishtë fatale.

Mendoj që jemi të dërrmuar nga karantina e parë, jemi të dërrmuar ekonomikisht, jemi të dërrmuar psikologjikisht, jemi të dërrmuar në shëndetin mendor dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për ekonominë, për biznesin, për arsimin e për çdo gjë tjetër. Por mendoj që duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë problematike që po kalon sot Shqipëria, por jo vetëm Shqipëria, por e theksoj për shkak të keq menaxhimit”, u shpreh ajo.

Sipas saj, zgjidhja për të shmangur karantinën e dytë është rritja e testimeve.

Karantina eliminohet totalisht nëse kemi testime në masë të të gjithë popullatës. Sepse sot është bërë një tender për të marrë gjasme disa mjete anti covid, nuk ka shpallur fituesin Ministria e Shëndetësisë, Kryeministria ka shpallur të trembëdhjetin, që është 3 herë më i shtrenjtë se ai që ka fituar tenderin për maska, dorashka e gjëra të tjera.

Kur ndërkohë këto para që s’janë gjë tjetër veçse një tender sekret që trefishohet buxheti i tij, këto para mund të ishin marrë për tamponë që të bëhej testim masiv  i popullatës, në mënyrë të tillë për të eliminuar një karantinë të dytë, e cila do të shkatërronte dhe do të dërrmonte ekonominë shqiptare, do të humbnim vende pune, do të largoheshin shqiptarët tashmë jo me avion, por nga kufiri”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE