LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një qeveri me bazë të gjerë dhe zgjedhje të parakohshme?/ Ja çfarë thotë Rama

21 Maj 2018, 19:58, Aktualitet CNA
Një qeveri me bazë të gjerë dhe zgjedhje të

Kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë mundësinë e një qeverie me bazë të gjerë, apo thënë ndryshe një bashkëqeverisje të mundshme me Partinë Demokratike.

Në një intervistë për gazetaren Mirela Milori, Rama u shpreh se, nuk ka nevojë për një qeveri të tillë, por për një prokurori me bazë të gjerë.

“Nuk kemi nevojë për një qeveri me bazë të gjerë, por për një prokurori dhe drejtësi me bazë të gjerë. Nëse ndonjë prej anëtarëve të Partisë Socialiste shkelën në ndonjë dërrasë të kalbur, shpresoj që të veprojë”, – tha Rama.

Po ashtu ai hodhi poshtë çdo mundësi zgjedhjesh të parakohshme, pasi sipas tij nuk ka një arsye për diçka të tillë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga