LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lubonja tregon çfarë nuk shkon me dorëzimin e Agron Xhafajt në Itali

21 Maj 2018, 21:53, Aktualitet CNA
Lubonja tregon çfarë nuk shkon me dorëzimin e Agron Xhafajt

Analisti Fatos Lubonja shprehet se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk duhet ta kishte lejuar largimin e vëllait të tij në Itali për të vuajtur atje dënimin për trafik droge.

Duke folur në emisionin ?Studio e hapur? të Eni Vasilit në News24, ai tha se edhe prokuroria duhet të kishte kërkuar ballafaqim të Agron Xhafajt me Albert Veliun.

?Nëse Agron Xhafaj thotë ?sjam unë? pse duhet ta çonin në Itali? Vetë Xhafaj nuk duhet ta lejonte, por edhe prokuroria nga ana ligjore s? duhet ta lejonte. Duhet të kishte ballafaqim me Veliun. Të gjitha sa kanë dalë më çojnë te vërtetësia e audio përgjimit. Tani thonë se ?është Xhafaj?, por nuk është ky muhabeti. Të tjerë thonë që nuk është Xhafaj, por është një aktor?, ?  tha Lubonja.

Lajmet e fundit nga